02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PENELATA SHQIPËRIE – VERË 2007

Nuk janë hedhur në kanavacë nga asnjë dorë piktori, janë

kapur nga syri i një njeriu të zakonshëm këto ditë tejet të nxehta

vere, janë kthyer në rrymë elektrobiologjike dhe vendosur në

qeliza të të gjithë hapësirës trunore; në vatrat e shikimit,

dëgjimit, nuhatjes, shijes...

Po i nxjerr disa nga ato, nga kujtesa ime dhe e juaja...

KU ËSHTË DETI?

Qëlloi që nga fundi i qershorit, tre ditë e tre net, të qëndroj

në një hotel në plazhin e Durrësit. Nuk po ia them emrin, jo

pse është një emër i huaj, jashtë fjalorit të gjuhës shqipe, por

sepse mos sot, nesër atje do të ngulen qiramarrës të rinj e hoteli

mund të ndërrojë jo vetëm emër, por edhe formë. Thjesht po

them se atje dikur ka qenë një kamp pushimi, pas të cilit vinte

një fushë e tërë me rërë e përtej saj vinte deti...

Hoteli, nga ana e detit është i rrethuar me mure e me disa

baraka. Nga ajo anë nuk mund të shkosh drejt kaltërsisë. Drejt

saj mund të shkosh pasi të pyesësh gjatë e pasi të kalosh shumë

labirinte e porta, shumë pallate e grumbuj mbeturinash. Pasi

të ecësh ndonjë një çerek ore do të takohesh me një rrip rëre të

pushtuar nga krevatë e çadra private. Pas tyre një tjetër rrip

rëre, veçse ky i shkelur e stërshkelur aq shumë, sa të duket se

ecën mbi asfalt. Pas “asfaltit“ një rrip tjetër, jo ranor, por ujor

i cili i ka të gjitha ngjyrat e ylberit me përjashtim të ngjyrës së

303

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!