02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

QESH… SE NUK QAJ DOT

- Ikanaku Durimvogli përballë biznesmenit Vuvaqi

Mua më quajnë Durim. Kështu ma kanë vënë emrin (se

emrin gjithnjë ta venë të tjerët) dhe dua s’dua, jam i detyruar

ta mbaj. Nofkën e kam Vogli. Nuk është e familjes sime. Edhe

atë ma kanë vënë nisur nga karakteri im shpërthyes. Graflloj

si grafllon qumështi në zjarr. Dhe, kur derdhem, e paguan

gruaja, duke punuar me orë të zgjatura për të pastruar e

shkëlqyer pllakat e sobës. Ç’është e vërteta kam edhe një vëlla

binjak. Edhe atë Durim e quajnë, por në ndryshim nga unë ai

është i qetë si deti në mëngjeset e gushtit. Edhe sikur të plasë

furtuna, ai det pa dallgë është. Ndaj edhe llagapin e ka Madhi.

Thjesht unë quhem Durimvogli, kurse ai quhet Durimmadhi…

Sot, ndërsa prisja ndeshjen e parë të ditës së pestë të

botërorit, shtypa butonin e aparatit satelitor dhe në ekranin e

vogël, në vend të emisioneve muzikore që sundojnë këtë

hapësirë kohore mesditore, më doli komisioni parlamentar

“Sollaku”, i vendosur në formën e një Ë –(lambe) greke ku në

të djathtë ishin të majtët e në të majtë ishin të djathtët.

Komisioni kishte thirrur të dëshmonte grekun Vuvaqi. Se kush

është dhe çfarë është ky Vuvaqi unë nuk e mora vesh, por më

duket se as ata që e thirrën dhe e dëgjuan nuk morën vesh gjë.

Unë do ta kisha marrë qetë e qetë si deti i vëllait tim binjak atë

seancë hetimore parlamentare, siç i kam marrë gjithnjë kur

kam pasur nge t’i dëgjoj, sikur në një moment, Vuvaqi të mos

211

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!