02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të freskët … Mirë që na çonim në fermën e “Çlirimit” ose në

kooperativën e Qenasit dhe, mes bimëve të pambukut, vjeshtës,

të gjenim ndonjë komisht, siç u thonin vendasit pjeprave të

njomë, farat e të cilëve i hidhnin gjatë prashitjeve që vjeshtës

të shuanin etjen dhe urinë, tek vilnin pambukun e bardhë…

…Duket sikur u larguam nga tema, duke i përcjellë lexuesit

të sotëm diçka që duket se i përket mesjetës, diçka ireale që

bota e sotme shpirtrore dhe kamore e tyre nuk e honeps dot.

Vangjeli, siç thashë, ishte në një klasë me mua. Trup

shkurtër, me flokë të dendur në ngjyrë të zezë rreth një fytyre

gjithnjë serioze, veshur me një xhaketë kafe e me pantollona

gri, në një moshë të paktën sa dyfishi i moshës sonë. Ai, mes

nesh, i ngjante një burri në moshë, ulur në bankë me nxënës të

shkollës fillore. Ishte studius dhe shqipen e fliste mjaft mirë.

Shoqërohej më tepër me Jorgo Milon nga Himara, me të cilin

flisnin greqisht. Me ne të tjerët nuk hynte gjatë në bisedë, si të

kishte frikë se i hiqnim nga shpina, paksa e krrusur, barrën e

halleve që dukej se fshihte.

Vangjelin e kam në një fotografi me të gjithë shokët e klasës

së 3-të B, në një moment pas orës mësimore të mekanikës

bujqësore, me traktorin BTZ prapa. Është i katërti në radhën e

dytë duke filluar nga e majta, në mes të njërës prej motrave

Mustafaraj, Sotiraqit nga Fieri (prapa), Dhionisit nga Piluri,

Shefqetit nga Dibra dhe Lirionit e Llazarit nga Patosi.

Vangjeli një ditë nuk u duk më në klasë. U tha se e kanë

çuar në Bashkimin Sovjetik për studime, ashtu siç kishin çuar

asokohe në Çekosllovaki, Hungari e Poloni shumë grekë që

ndodheshin në Shqipëri.

Asokohe ishim ende të vegjël dhe shumë gjëra që kishin

lidhje me botën politike nuk i kuptonim. Kishim dëgjuar se në

Shqipëri kishin ardhur shumë grekë, por arsyen pse kishin

ardhur e kishim shumë të mjergullt. Më vonë do të mësonim

për betejat e Gramozit, për kalimin e kufirit shqiptar të afro

treqindmijë partizanëve grekë që kishin luftuar dhe kishin lënë

trupat e pavarrosur të shokëve të tyre në malet e Gramozit,

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!