02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Atë ditë data shënonte 23 shkurt 2007. I thashë se kemi plot

41 vjet dhe 7 ditë që nuk jemi parë. Kur i thashë këto kisha

parasysh ceremoninë e ndarjes së diplomave, 16 shkurtin

1966…

… Këmbënguli të pimë një kafe. Megjithëse nxitoja, e fshiva

takimin që kisha lënë me një SMS dhe u ulëm në një bar të

vogël, fare pranë stacionit hekurudhor në Kato Patisia…

…Për një orë të tërë rrahëm rrugët e jetës. Ai ishte emëruar

në Gramsh, atje kishte krijuar familjen, kishte lindur e rritur

dy djem e një vajzë. Prej andej kishte ardhur edhe në Greqi.

Me shëndet më dukej mirë. Këtë ma pohoi, duke shtuar se

kishte bërë një operacion bay-pas në zemër dhe një në kokë.

Fëmijët i kishte të sistemuar në punë e me nivel arsimor të lartë.

U ndamë për t’u takuar përsëri, për ta vaditur e prashitur

kujtesën më me nge.

Më ngrohu ai takim, më ngrohu veçanërisht fakti që ky

njeri, ndonëse troket në të shtatëdhjetat e jetës, nuk i ndahet

punës, bredh Athinën nga njëra qoshe në tjetrën me një çantë

në krahë e me llotari në duar, duke përcjellë mesazhin se

llotarinë e fiton njeriu nëpërmjet punës, llotarinë në vlera

monetare dhe shëndetësore.

349

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!