02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

sa s’ka ku të shkojë. Më thuaj kur dhe ku të takohemi dhe më

ke gati.

- Do të takohemi në shtëpinë time. Jo veç e veç, por me

gjithë familjen.

- Po...

- Nuk ka po e por. Do të takohemi këtu. Dua ta ngremë

një gotë e ta këndojmë një këngë jo tek e tek, por të gjithë

bashkë...

... Sa vite kanë kaluar pa u takua me Gjergj Xekën,

inxhinierin e talentuar të minierës së Kromit “Todo Manço” të

Bulqizës? Kohë, shumë kohë kanë kaluar pa pirë me të kafen

dhe fërnetin e detyrueshëm para Pusit nr. 2. Pa folur pastaj

për “dushin” në ashensorin zbritës drejt nivelit të 5-të apo

udhëtimeve labirintheve e dishenterive për të kapur nivelin e

10-të, ku asokohe shkohej drejt kromit me 48 – 52 për qind

përmbajtje. Për të mos folur për Pusin nr. 1, ku ai ka prekur

për herë të parë damarët e kromit e Zonën D, ku ka bërë hapat

e parë në jetën dhe punën e inxhinierit të minierës. Kur ka

ndodhur kjo? Nga fundi i viteve ’80-të? Jo, pak më parë, sepse

në fund ai u bë drejtor i minierës së re të Tërnovës e prej andej

iku drejtor në një minierë në vendlindje, në Korçë.

T’u ngjattë jeta e viti t’u bëftë dekadë Gjergj Xeka! Ma

ngrohe shpirtin, ma gufove zemrën, ma shtove jetën...

Ditë të tëra “udhëtova” me Gjergjin e me shokët e tij maleve

të Bulqizës, Martaneshit, Tërnovës, Selishtës, zbrita puseve e

rrëshqita dishenterive. Piva nektarin e atyre miqësive që ishin

kaq të çiltra e të shëndetshme. Kjo, derisa një ditë e ndamë të

takoheshim. Ai vazhdonte të kërkonte që t’i shkoja në shtëpi.

Jo vetëm, por familjarisht. Nuk ma jepte adresën e plotë. Më

thoshte që t’i hypë tramit dhe të ndalem në stacionin Agio

Parashkevi. Atje, tek kisha, do të dilte djali dhe do të më merrte

me makinën e tij. Aq shumë e theksonte këtë gjë sa unë ndjeva

191

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!