02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

jetën e përditshme, ëndrrat, dëshirat, mirësitë, duke u ushqyer

atyre dashurinë për njerëzit dhe për atdheun. I takon në kafe, u

shkruan e-maile, flet në telefon, u kujton vendlindjen, malet,

fushat…U shkruan me pasion e dashuri, sikur të ishin fëmijët e

tij...

Abdurahimi i merr emigrantët dhe i çon larg, shumë larg në

vendlindjen e tyre. I ngjit në Bogë, në ato pllaja të mrekullueshme ku

vetëm një here ka qenë në jetën e tij, pastaj i çon më larg, në luginën e

Valbonës, duke i nanurisur me shkumëzimin e atij uji të kthjelltë e të

ftohtë. I ngjit grykave të ngushta, i fut në Shpellën e Dragobisë dhe i

ngrin bashkë me krushqit e legjendës në një pllajë malore të Bjeshkëve të

Namura ku Zanat, Muji dhe Halili kanë bërë rrënjë në legjendën e madhe

shqiptare. Më tej i zbret butë-butë, si të shkel në një shilte mbushur me

lesh deleje rude, fushës së bukur të Kosovës... Pastaj i ngjit në Korab, në

zemër të tij, atje ku ujërat e dëborës shkrijnë në burime të ftohta, mblidhen

e humbasin midis shkëmbinjve për të dalë diku në bjeshkët e Radomirës,

duke formuar Veleshicën ujëpastër. Ngjitet në Gramë, në Bjeshkën e

Zonjave, merr me vete blegërimat e deleve dhe qengjave, fluturon mbi

Drin e ndalet në malet e Lurës, në Gjagjisht e Runjë, për të pirë ujë

krojeve e për t’u çlodhur me pamjen e zambakëve të Liqenit të Luleve në

sy.

Pastaj, si manar, u ngjitet maleve dhe bjeshkëve të Jugut. Udhëton

maleve të Skraparit, të Qafë - Devrisë, të Gjerbësit, Melovës e Rehovës, që

në sy kanë Tomorrin e lashtë dhe malet e Korçës e të Pogradecit, tutje

pyllit të majave shkëmbore. Ngjitet edhe në Kuç, Kallarat, Bolenë e Tërbaç,

luginës së bukur të Shushicës. Ulet në breg të liqenit të Pogradecit e bredh

fushës së Korçës, asaj treve që ka ngjizë në shpirtin e të riut dhe plakut

gëzimin që sjell melodia e kitarës…

Në mënyrën e të shkruarit të Abdurahim Ashikut vihet re një

rilindje e tij. Ashtu si rilindësit tanë që krenoheshin me bukuritë

e Shqipërisë dhe, nëpërmjet saj, u bënin thirrje shqiptarëve të

punonin e kontribuonin për vendin e tyre, edhe Abdurahim

Ashiku kërkon të bëjë të njëjtën gjë, duke u rritur emigrantëve

dashurinë për atdheun dhe gjuhën shqipe...

Kur e takova para pak kohësh, kishte ardhur në një seminar që

organizohej me mësuesit e gjuhës shqipe në botë, mes të cilëve

ishte dhe ai. Abdurrahimi filloi të më tregonte për jetën e tij të re

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!