02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

një zjarr të madh dritash dhe nga e djathta shkëmbinjtë malorë

e nisi dhe e vazhdoi me jo më shumë se gjashtëdhjetë kilometra

në orë. “E kam merak këtë pjesë të rrugës, sepse fsheh shumë

të papritura, - më pati thënë në udhëtimin njohës të

paradokohëve, - ndaj nuk e mbush motorin me gaz”.

E kaloja vështrimin herë mbi rrugën që futej e dilte mes

usekëve malorë e herë mbi Samiun, që ishte i përqendruar i

tëri në punë. Pasagjerët kishin varë kokat në një dremitje të

qetë. Qetësinë e griste herë pas here një zë fëmije dhe kënga

nanuritëse e nënës…

Lamë prapa usekun e fundit midis dy maleve dhe morëm

kthesën majtas, për të marrë të tatëpjetën drejt Agrinjos, kur

para nesh u shfaqën tri maune të mëdha, dy në radhë dhe e

treta në parakalim. Distanca mes nesh e maunës që po

parakalonte në të përpjetë dy të parat, ishte e vogël. Mundësia

e manovrimit ishte në kufijtë e pamundësisë. Maunia e parë, si

të mos shihte as para dhe as prapa, vazhdonte të ecte me të

njëjtën shpejtësi. Maunia parakaluese e kishte tepër të vogël

hapësirën e parakalimit dhe lirimit të rrugës. Për një moment

mendova se ky ishte fundi. Përplasja me atë maune të madhe

të ngarkuar rëndë me materiale ndërtimi nuk do të linte asnjë

gjurmë jete. E pashë Samiun se si frenoi, si kërkoi në ato të

qintat e sekondës ndonjë hapësirë jete për vete e për ne të gjithë,

si manovroi me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe

si na shpëtoi…

Nuk foli. Nuk fola as unë dhe as ata tre - katër pasagjerë

në ndenjëset e para që kishin përjetuar me dridhje zemre

dramën. Dritat e makinës nuk më lejonin t’i shoh Samiut

fytyrën, nëse ishte zverdhur apo ishte nxirë…

Në Rrodhes, një restorant pak kilometra para Agrinjos, e

pashë që kërkoi dhe piu një kafe shqeto…

Sami Sallakun e kam njohur në disa udhëtime nga Tirana

në Athinë dhe nga Athina në Tiranë. Në njërin prej tyre i kisha

bërë edhe një fotografi përpara autobusit. Kishim hyrë në bisedë

e duke rrëmuar kishim dalë “kushërinj”, siç thoshte shkrimtari

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!