02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Vjen një moment tjetër që poeti, nga thellësitë e qelizave të

ndjenjave të tij pyet veten:

“Ç’po ndodh kështu me mua, këtu në vend të huaj?

Të njëjtën gjuhë flasim dhe prapë jemi të huaj,

Të huaj të një gjuhe, të huaj të një gjaku,

Të huaj të një dere, të huaj të një pragu! ...

Libri poetik është befasues në të 91 faqet, nga e para tek e

fundit, në poezitë e shkurtra, në elegjitë, në poema, në filozofi

e humor. Fjala e dalë nga jeta e moluskut shqiptar, herë del si

ujëvarë bjeshkësh, herë si dëborë e bardhë majëmalesh, herë si

xhevahir i rrallë. Por del edhe nga gryka e pushkës së jetës.

Nuk del si plumb, nuk vret, por matet të shërojë plagët e kohës.

Se si thotë një fjalë e vjetër e trimërisë popullore: “Plumbi del

me plumb nga plaga xherah!“ Dhe kjo, ndoshta më e qartë,

më e dhimbshme, por “plumb pas plumbit” del në poezinë

“Vështirë, koleg“ kushtuar, siç nënvizon ai “Kolegut tim,

kinoregjisorit të mirënjohur Viktor Gjikës“

“Vështirë koleg, vështirë të jesh artist i ndershëm,

Që nderin mos ta shesësh për tituj dhe para.

Të bëhesh shërbëtor pushtetarësh të pandershëm,

T’i bësh “parrullat” art, madje, vepra të mëdha..”.

Për autorin sot është vështirë ta shohë në sy realitetin, të

mbrosh të vërtetën, të jesh poet dhe qytetar, të jesh njeri i

barabartë me veten në çdo çast...

“Të kesh fytyrën tënde dhe në qofsh gjeni,

Edhe në se lavdia të ndjek nga pas...”

U zgjata paksa në kërkim të fjalës – flori. Mora një dorë

për lexuesin e gazetës dhe lash një thes për lexuesin e librit...

126

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!