02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kjo ndodhi kur u tha se “çështja Vuvaqi” ishte pezulluar,

sepse ai në kërkesë-padinë e tij nuk kishte dorëzuar as

dokumentet origjinale dhe as fotokopjet e noterizuara. Unë i

ziu, për një gjë të vogël, për një AFM ( numër amze) për gruan

hëngra dynjanë. Në zyrat e financës më kërkuan çertifikatën e

martesës në mënyrë që të vërtetojnë se mbiemri i gruas ishte ai

që deklaroja unë dhe jo tjetër. Për këtë, mua fakirit, pas dyzet

vjet martese, m’u desh të lëviz vetëm dollapet e arkivit të qarkut

(por edhe ato të xhepit), derisa u gjetën të dhënat përkatëse, të

dhëna të cilat u regjistruan në një “Certifikatë-martese”, e cila

kishte vlerat e informimit në pesë gjuhë të botës, ndër të cilat

edhe në greqisht. Këtë çertifikatë në zyrat e eforisë (financës)

greke nuk ma pranuan pa e vërtetuar në ambasadë, përkthyer

në greqisht (me germa të alfabetit grek) dhe pa e noterizuar.

Unë fakiri (dhe ne të gjithë fakirët) nuk bëzajmë për këso

gjërash. Na thonë vulose në ambasadë. Lepe e peqe! Na thonë

përktheje. Urdhëro e si urdhëro! Na thonë paguaj. Ne e malista!

Nuk na ka shkuar ndonjëherë mendja të ngremë ndonjë padi

e afër mendsh të ngjitemi deri atje sa të dëshmojmë në një

komision parlamentar grek për gjëra jo të tilla me një banalitet

të skajshëm, por edhe për gjëra kardinale që kanë të bëjnë me

jetën tonë. Ç’është e vërteta edhe parlamenti grek nuk ka ra

aq poshtë sa të merret me një “durimvogël” që derdh pa teklif

qumështin e vet.

Grafllova edhe disa herë të tjera, por më nuk kisha se çfarë

të derdh, sepse edhe bakri e kishte nxjerrë tërë helmin e vet.

Vuvaqi atë ditë u ngrit e doli nga salla i falenderuar nga

kryetari i komisionit hetimor për mundimin dhe sakrificën që

kishte bërë për të ardhur e dëshmuar para tyre. Falenderimin

e mori edhe pse ai arriti deri atje sa t’i thotë një deputeti se

pyetja juaj është idiote, thënie e cila u tha pa asnjë lloj redaktimi,

drejtpërdrejt në sistemin satelitor, në të gjithë botën, greqisht e

përkthyer në shqip…

Grafllova përsëri dhe në pamundësi të qaja, zura të qesh

me të madhe, aq sa gruaja kujtoi se luajta nga fiqiri. Në fakt,

214

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!