02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

sime, edhe të gocës time.

- Nëna në Shkodër, ti këtu. Cilët janë marrëdhëniet e vajzës me

nënën?

- Me telefona.

- Vetëm kaq?

- Me telefona. Çfarë të bajmë? Flasim çdo ditë e na duket

se jena afër, se kuvendojmë në ballkonin e shtëpisë.

- Kam dëgjuar për një ëndërr tuajën për të ngritë diçka në

Shkodër...

- Drejt asaj pune jam. Nuk e kam përfundue akoma.

Shkodra asht vendlindja ime dhe kam dëshirë që të gjithë ata

që janë shkodranë ta kishin mendimin dhe dashurinë që kam

unë për Shkodrën. Kam dëshirë që të hap diçka që të jenë edhe

shumë të punësuar, të hapi fronte pune. Nuk ia kam arrit akoma

fundit. Më duhet edhe pak kohë.

- Çfarë natyre ka ky investim?

- E kam nji fije anonim. Ma vonë besoj se do ta bëj publik.

- Më keni thënë dikur se na shqiptarët dimë me jetue si njerëz

me qytetërim të lashtë. Çfarë do të thotë kjo shprehje e juaja, për

ju?

- Nuk e di se sa njerëz lexojnë historinë e Shqipërisë. Është

mirë që çdo shqiptar ta dijë shumë mirë historinë e Shqipërisë.

Ta dinë se Shqipëria nuk ishte ajo që thonë disa se nuk kishim

bukë me hangër. Shkodra ishte dikur qendra ma e madhe

tregtare e zonës. Atje bahej pazari dhe e gjithë bota e njihte si

Scutari. Kjo nuk asht një histori e bame para pesëdhjetë vjetësh

por flasim për histori shekullore. Këto i di prej nanës time se

unë nuk kam studjue për histori. Vetëm për Shkodrën, ba me

e studjue historinë e saj, do të mësosh se si ajo janë pak vende

në botë. Shkodra asht nji vend që ka lumë, liqen, det, mal,

hidrocentrale që i japin dritë tanë Shqipnisë, lumenj që dikur

u përmbytshim nga uji dhe tani themi se nuk ka ujë (!). Shkodra

ka një kala me një histori të thellë luftërash për mbrojtjen e

vendit dhe etnokulturore. Rozafa e Shkodrës dhe historia e saj

ma shumë njihet jashtë se sa njihet në Shqipëri.

59

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!