02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

derisa të kalonim postoblloqet e policisë rreth kampit…

Kjo ishte njëfarsoj arratisja e dytë: e para ishte ajo nga

ushtarët shqiptarë, të cilët ishin ende me kallashnikovë. E dyta

ishte nga policët grekë. Këtu kuptova se lamë kufinj të vjetër,

por “kufinj” të rinj ngrihen para nesh. Për kufinjtë e rinj ne

ishim të padëshiruar dhe të përçmuar…

Kështu pak a shumë filloi jeta ime “greke”. Qëndrova 3

muaj në shtëpinë e Lefterit, mësova me shumë zell greqishten,

ndërkohë, për të mbijetuar, fillova të bëja të gjitha punët:

ndërtim, larje pjatash, pastrim pallatesh, hamall në një fabrikë

plastike etj.

Një ditë prej ditësh më lindi dëshira të hyja në Universitet.

Falë Perëndisë u gjetën njerëz që më ndihmuan dhe kështu në

shtator të vitit 1991 hyra në fakultetin e filozofisë. I lashë punët

e rënda, sepse nuk ishte e mundur të studioja dhe fillova të

punoj në një kioskë….

Kjo pak a shumë është historia ime personale dhe

“praktike”.

- Cili është bagazhi intelektual i Gazmend Kapllanit?

- Hezitoj pak ndaj këtyre koncepteve, siç janë bagazhi

intelektual etj. Unë siç thashë, kam mbaruar fakultetin e

filozofisë në Universitetin e Athinës dhe tani jam duke mbaruar

doktoraturën në Universitetin e Pandios. Megjithatë, atë që ju

quani bagazh intelektual nuk matet edhe aq me vitet që ka

kaluar kush në bangat e universitetit. Eshtë diçka që përftohet

me kohë, duke u rrahur me realitetin. Shumicat e librave që

kam lexuar nuk kanë të bëjnë aspak me fakultetet që kam

mbaruar. Për më shumë, idetë e mia janë mbruajtur shumë

më shumë prej “rrugës” do të thosha, prej eksperiencave të

mia personale, prej regjimit totalitar që përjetova në Shqipëri

dhe prej situatës së të degdisurit që përjetoj në Greqi. Prandaj,

edhe në ato që shkruaj koncepte si kujtesa, kufijt, racizmi,

dhuna e mekanizmave represivë, por edhe përpjekja e njeriut

për të ruajtur dinjitetin dhe identitetin e tij, zënë një vend të

konsiderueshëm.

274

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!