02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

- Atëherë bëjmë një pushim dhe mendohu.

(Pas pushimit)

- Meti: Mesazhi im për emigrantët është ky: Lexoni dhe

punoni greqisht, por fëmijëve tuaj dhe vetes i flisni shqip, mos

e harroni shqipen.

- Agroni: Mjaft emigrim! Tani duhet të jeni migruar njëqind

për qind në jetën tuaj. Ato pesë pare vini në vendin tonë. Do të

kenë vlerë akoma më të mëdha.

- Afrimi: Urimi im për të gjithë emigrantët, jo vetëm në

Greqi, por në të gjithë botën, është të kenë jetë e shëndet dhe të

kthehen sa më shpejt pranë njerëzëve të tyre, në shtëpitë e

tyre, të kontribuojnë jo më për grekun, italianin, gjermanin,

anglezin, amerikanin, por për vendin e vet.

- Meti: Do të desha të shtoj diçka për të qeshur… Siç dihet,

gjahtarët gënjejnë. Edhe ne kemi një shok gjahtar. Një ditë,

katër-pesë vetë ishim ulur rreth tavolinës, kuptohet me ndonjë

çikë raki e salcë kosi. Ai filloi të mburrej: “Kam ca pëllumba,

tha, nja dyzetë çifte pëllumbash fantastikë. Ca këmbëleshë, ca

çafkularë, ca larashë, ca të kuq, ca blu, ca të zinj… Kanë një

gjë fantastike: - ia jap tjetrit një çift e për një orë çifti më vjen

në shtëpi.

M’i kërkoi njëri në Lushnje. “Aman a të keqen, m’u lut,

duke më rënë në gjunjë, më jep një çift se i ke shumë të bukur”.

Ia dhashë. Për tre ditë pëllumbat më erdhën në shtëpi.

M’i kërkoi një shkodran. “T’u bëfça, ta marça, më jep nji

çift”. Ia dhashë. Për një javë më erdhi çifti në shtëpi, në Vlorë.

Nuk mbahen.

Më kërkoi një çift një dibran, prej Dibrës së Madhe në

Maqedoni. “Allejshkën, di plluma m’ep, ni voc e ni cucë, më

tha”. Ia dhashë. Për pesëmbëdhjetë ditë pëllumbat direkt e në

shtëpi…

Kushedi se në çfarë vendi të Evropës e Amerikës do të kishte

shkuar me pëllumbat e vet sikur mos t’ia priste llafin një shok

i tavolinës. Kishte pirë një çikë mirë shoku ynë.

“Boll na prrallise“, - i tha duke përplasur gotën mbi tavolinë,

228

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!