02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ndihmesa e të cilëve, ndonëse është tepër e vështirë të matet e

të pasqyrohet në shifra, është e pranishme dhe e kapshme.

Një studim i universiteteve greke të Patras dhe të Janinës

konkludon se 70 për qind e ekonomive bujqësore greke

mbijetojnë vetëm në sajë të punës së emigrantëve. Shumica e

tyre, saktësisht 90 për qind, sipas studimit, janë shqiptarë. Ky

fakt ka bërë që të pohohet me plot gojën se bujqësia greke,

fshati grek, mbijeton në një shkallë të madhe në sajë të punës

së shqiptarëve.

Këtij studimi mendoj se i mungon një detaj cilësor, pikërisht

niveli arsimor e profesional i emigrantit shqiptar. Është një fakt

i pamohueshëm se, në Shqipërinë e mbyllur për shumë gjëra,

shkolla ishte e hapur. Arsimi tetëvjeçar ishte i detyruar. Arsimi

i mesëm, megjithëse nuk ishte i detyruar, kishte marrë një

shtrirje masive. Shkolla e mesme profesionale, sidomos ajo e

profilit bujqësor dhe zooteknik, ishte e shtrirë edhe në zonat

më të thella e të largëta të Shqipërisë. Ishte shtrirë në atë masë

sa “fshat të bashkuar” pa shkollë të mesme profesionale nuk

gjeje.

Mërgata ekonomike shqiptare, djemtë e rinj që në vitet ’90

kaluan kufirin grek, stacion të parë të punës së tyre patën fshatin

grek, bujqësinë dhe blegtorinë greke. Ata morën nga kjo bujqësi,

por edhe i dhanë asaj, ishin jo vetëm objekt, por edhe subjekt i

saj.

Dëshira që të mësoj se sa është kontributi intelektual i

emigrantit shqiptar në bujqësi, sa ai ka qenë subjekt i saj, më

shtyu që gjatë një vizite në fshatin Agio Georgiu Feron të Volosit

të intervistoj një grup emigrantësh që punonin në fermat

bujqësore të fshatit.

Intervistova 56 emigrantë shqiptar. Ata ishin të gjithë

fshatarë, madje nga fshatra të thellë e të varfër malor të

Shqipërisë.

Mosha mesatare e të 56 të intervistuarve ishte 25.7 vjeç.

Prej këtyre, të moshës 17 - 20 vjeç ishin 7 vetë, 21 - 25 vjeç

ishin 22 vetë, 26 - 30 vjeç ishin 17 vetë, 31 - 35 vjeç ishin 5 vetë.

356

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!