02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pëlqen informatika, punët elektrike e elektronike.

Aleksi në Shqipëri ka punuar si saldator, ka qenë pjesë e

montatorëve të kombinatit metalurgjik të Elbasanit. Shpresa

ka bërë një specializim në Kinë për analiza laboratorike të

metaleve. Këtu punon si ndihmëse shtëpiake, siç i quajnë gratë

që punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Fëmijëve kanë dëshirën e

madhe t’u japin arsim universitar. E kush prind nuk e don

fëmijën mbi veten? Më të kulturuar, më të arsimuar, më të aftë

për të përballuar sfidat e jetës?

Aleksi shet llotari. Me shitjen e tyre e ka lidhur jetën e vet,

të ardhurat e familjes dhe bazën ekonomike për t’i futur

denjësisht fëmijët e vet në shoqëri. Ankohet se që kur u hoqën

nga qarkullimi ksistotë, ato karta fati që në Shqipëri quhen

“Gërvisht e fito”, puna ka ra dhe të ardhurat janë ulur.

Shpreson se qeveria do të bie një ditë në ujdi me pronarin e

tyre, miliarderin Kokali, për t’i rivënë në qarkullim. Këtë ma

ka thënë sa herë jemi shtruar duke pirë kafe. Iku një qeveri

dhe erdhi tjetra, iku një parti dhe erdhi tjetra. Ai shpreson.

Shpresa për njeriun shuhet e fundit. Por, me sa duket, qeveritë

dhe miliarderët e kanë vështirë të merren vesh. Duke qenë të

një race, të një ngarkese elektrike apo manjetike, ata shtyjnë

njëri-tjetrin. Viktima të kësaj shtyrjeje janë njerëzit e punës,

ata që bëjnë dhjetë-dymbëdhjetë orë punë në ditë për të marrë

përqindjen – sadaka të plutokracisë.

Aleksi vazhdon çdo ditë rrugën e tij. Dymbëdhjetëtrembëdhjetë

orë rrugë në shi e dëborë, në vapën e prapë

athinase. Ai nuk e ka matur se sa kilometra rrugë përshkon

në ditë. Unë, me atë masë hapi që hedh, them se Aleksi bën më

shumë se njëzet kilometra. Ky është mendimi im. Po ju sa thoni

bën?

111

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!