02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NJË DORË E THARË NJOLLOS

VENDIN TIM

Sot është 9 Maji. Si sot gjashtëdhjetë vjet të shkuara

njerëzimi, pasi pagoi mbi dyzet milionë jetë njerëzish, kryesisht

në Bashkimin Sovjetik, kryesisht në Europë dhe pjesërisht në

të gjithë kontinentet që nga Lindja e Largët Aziatike, Amerika,

Australia dhe Afrika, merrte frymë lirisht. Nazizmi kishte rënë.

Mbi Reishtangun gjerman një ushtar i thjeshtë sovjetik ngrinte

flamurin e larë me gjak, flamurin e fitores më të madhe të

njerëzimit.

Në Hollandë, Presidenti amerikan Bush vendosi një kurorë

me lule në varrezën e madhe ku flejnë në gjumin e lirisë

tetëmijë ushtarë e oficerë amerikanë, pjesëtarë të luftës heroike

të boshtit antifashist.

Në Londër, dje në mbrëmje, në një koncert madhështor,

këndon një grua, zëri i së cilës ishte kushtrim lufte, ishte

frymëzim heroizmi për ushtarët në frontin e madh të luftës

kundër nazifashizmit. Mosha nuk e ngjit dot në nota sipërore

zërin e saj. Ajo këndon me zë të ulët, shoqëron një këngëtare

të re. Nuk këndon vetëm ajo, këndojnë të gjithë të pranishmit,

në një kor të përmasave të pamata.

Në Moskë, mbi makina ZIS të kohës së Luftës së Madhe

Patriotike, janë ulur e parakalojnë gra e burra me gjokset

mbushur me dekorata. Janë ish luftëtarë të fronteve të mëdhenj

të Luftës në Stalingrad, Leningrad, Kursk, Ukrainë...Berlin.

359

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!