02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

DY NDODHI – LARG, NË KOHË

E HAPËSIRË

1. Kthimi i ikanakut

Këtë ngjarje e kam dëgjuar në odën dibrane, në atë institucion

popullor që e kanë quajtur “Universiteti i Dibrës” e ku janë

shkolluar “pa laps e pa fletore“ breza të tërë. Nuk e mbaj mend se

ku e kam dëgjuar për herë të parë. Mundet në kullat e Dy Zalleve

të Kalisit, njëri që lidhet administrativisht me Sllovën e me Ujë e

M’ujën e Dibrës dhe tjetri që lidhet me Kalisin e Lumën e Kukësit.

Mundet në Dardhë e në Reç. Mundet në Çidhën apo Lurë. Nuk

ka rëndësi se ku e kam dëgjuar dhe sa herë e kam bluar, sa fort e

kam ngjeshur kutellen në thesin e kujtesës...

...Dy burra, të një moshe e të një gjaku, që nuk i ndante as

arusha e malit, të dy të martuar e me fëmijë, të dy me nënë e

me babë, një ditë, duke luajtur me njëri-tjetrin u shpërthen

pushka dhe njëri bie përtokë, siç bie filizi i njomë nga kosa e

kostarit. Në fshat shpërtheu gjëma. Qanë të gjithë, por më

shumë lot e dhimbje pati në sytë dhe shpirtin e shokut. Zakoni

i vendit e donte që, ani se vrasja kishte ndodhur me pahir,

midis dy familjeve të hynte në mes gjaku...

Mbrëmjen e asaj nate që u bë varrimi, shoku i vu drynin

shtëpisë, mori grue e fëmijë, nanë e babë, ngarkoi disa plaçka

në kalë dhe mori rrugën në tokë të huaj.

Tregimtarët nuk e tregojnë vendin ku u ngul, nuk thonë

nëse ishte larg “nëntë male kaptuar”, si në legjendën e

344

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!