02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

dhe zyrën e tij për disa minuta do ta mbushnin jo vetëm njerëzit

me kostume labe, por edhe isoja e këngës së pavdekshme labe.

Ndër të tjera ai tha:

...E filluam festivalin vitin e kaluar dhe do ta kemi tash e

tutje vit për vit, mbarëshqiptar e më gjerë, mbarë ballkanik.

Kemi vënë themelin e vlerave shumë serioze. Lushnja ka nxjerrë

vlera të mëdha në fushën e artit dhe të kulturës. Margarita

Xhepa, Vaçe Zela, Hysni Zela, Vath Koreshi... janë krenaria

jonë.

Ju falënderoj që keni ardhur për të marrë pjesë e të bëheni

pjesë e kësaj veprimtarie të madhe.

Kastriot Lekdushi e informoi për formimin dhe

veprimtarinë e grupit, kurse Jovan Mëhilli, drejtues i grupit

falënderoi në emër të tubimeve shqiptare në Athinë.

Pastaj “Kënga labe në mërgim” mbushi zyrën e doli për të

mbushur sheshin ku do të zhvillohej festivali.

T’U RRITTË NDERA GJERGJ LLAQI JANO!

Grupi organizator i festivalit i kishte marrë të gjitha masat

që pjesëmarrësit ta ndjenin veten si në shtëpinë e tyre, të hanin,

pinin dhe të pushonin në mënyrë të denjë. Këtë do ta mësonim

e përjetonim gjatë ditës e natës që ndenjëm.

E veçantë, madje befasuese, për ne ishte pritja që na bëri

sapo vumë këmbën në sheshin në qendër të Lushnjës, Gjergj

Jano, njëri prej vëllezërve të shumtë të shokut tonë të

emigracionit Mihal Janos. Ai nuk na u nda, derisa na ngjiti në

një lokal të madh në qendër të Lushnjës, pronë e Pilo Lalës,

sistemoi përkohësisht në hotel grupin dhe na ftoi për drekë.

Nuk e njihja Gjergjin. Njoh Mihalin. Njihja, madje, ishim

miqësuar shumë me njëri-tjetrin në muajt e parë të ardhjes

sime në Greqi, babain e tyre, Llaqin, që i këndonte zemra për

atdheun dhe i buronte mjaltë goja për shokët dhe miqtë. Kur

iku përfundimisht në Lushnjë, herë pas here më përcillte të

fala nga njëri apo tjetri i njohur i përbashkët, madje me Tajarin

320

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!