02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e provojnë edhe emigrantët e rinj...

Në mbrëmje shkelëm nëpër kalldrëmet e gurta dhe zumë

një tavolinë në restorantin “Kristina dhe Manoli”. Malli i

Marias, para mallit të Tritanit që i kishte apo jo të

shtatëmbëdhjetë pranverat, ishte si deti përballë oqeanit.

Dritani punonte këtu prej katër vjetësh. Punonte së bashku

me të vëllanë. Nuk e kishte parë fshatin e lindjes diku në fushë

të Korçës që kur kishte ardhur. Nuk i kishte parë babën e nënën

prej vitesh. Më ka qëlluar ta përjetojë vet mallin e një fëmije

katërmbëdhjetë vjeç, kur erdha me të në korrik të ’96-ës...

Sytë e Tritanit, kur mësoi se ishim shqiptarë, kur i folëm

gjuhën e nënës se tij, shkëlqyen me një reflektim dëbore në një

ditë me diell mbi malin e Moravë. E keni provuar ndonjëherë

reflektimin e dëborës në një ditë të kthjellët janari me diellin në

zenit? Po ta keni provuar më jepni të drejtë në ndjenjën time

të atij çasti. Ishte e para herë që në lokalin ku shërbente si

ndihmës kamarier uleshin “turistë shqiptarë”. Shkoi me të

shpejtë dhe i tha të zonjës së restorantit, Kristinës, se kishin

ardhur një gazetar shqiptar me të shoqen. I tha me krenarinë

e një fëmije që do t’i prezantojë dikujt babain e nënën. Sa herë

e kujtoj atë detaj të jetës sime në emigracion, një drithërimë

më përshkon shpirtin, një mall shqiptar ma mbush e ma

shpërthen gjoksin...

Mëngjesi është i bukur në Hydra, sidomos kur e kundron

ne perëndim të “patkoit”, kur syrin ta mbërthen si me karficë

kaltërsia e në veçanti taksitë e detit që marrin e përcjellin

pasagjerë nga njëri gji në gjirin tjetër. Taksitë janë varka të

vogla me motor që hidhen mbi kaltërsinë e ujit si silurë detare,

duke lënë prapa një vije gjarpëruese, bardhësia e së cilës

shkrihet dalëngadalë në kaltërsi...

Në sheshin e ishullit, atje ku ankorohen anijet e

udhëtarëve, “Art Kafe” është një lokal që ruan vlerat e të gjitha

lokaleve “të vjetra” të ishullit. Shqiptarët janë klientët më të

rregullt të tij. Në pritje që dikush t’i ftojë në punë ata ndonjë

mëngjes gjerbin kafenë e nxehtë apo frapenë e ftohtë...

301

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!