02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dhe qeshi, përsëri sikur të kishte zbuluar fjalfundin e

humorit botëror.

Nuk donte shumë mend e kalem të mësoj kuptimin e emrit

tim në gjuhën greke. Emri im do të thoshte b…

- Sotirios! – shqiptuan të njëjtat buzë, duke ma drejtuar

gishtin tregues në fytyrë – emri yt, Sotirios.

Kështu u shndërrova nga Kolë në Sotir. Pak nga pak u

mësova me emrin e ri. Aq shumë u mësova, sa më dukej që

kështu isha thirrur që kur më regjistruan në gjendjen civile.

Keq e kisha kur paraqitesha për të bërë dokumentet, kur u

hap legalizimi. Kudo që shkoja vreja me bisht të syrit një cep

nënqeshje në buzët e grave dhe një hapje qosh më qosh e buzëve

tek burrat. Unë ulja kokën si të kisha bërë ndonjë turp, që nuk

e mban dheu…

Kaluan vitet. U mësova me vendin. U mësova me emrin.

Mësova edhe gjuhën me të folur, me të lexuar e me të shkruar.

Këtë të fundit e bëja dhe e bëj me shumë gabime. Më ngushëllon

fakti që me gabime e bëjnë edhe grekët, madje kam dëgjuar që

herë-herë, kur nuk janë të sigurt se me çfarë duhet shkruar me

ita apo me jota apo me omikron apo omega bëjnë telefonata

pyetëse.

Një ditë njoha një vajzë greke. E urtë, familjare, e bukur,

me një zë melodioz, që të hynte e të ngelte thellë në shpirt. Ajo

ma mori mendjen dhe zemrën. U dashuruam. U martuam dhe

sot kemi dy fëmijë, më i madhi në klasën e parë të shkollës

qytetëse.

Me letra vazhdoja të isha Kolë, kurse me të gjitha të tjerat

isha Sotirios. Gruaja, kur e mësoi emrin tim të vërtetë buzëqeshi

dhe m’u duk se e hodhi pas krahëve. Sotirios më thirrte ajo,

Sotirios më thërriste babai, nëna, vëllai dhe të gjithë gjaku i

saj. Kolë më thërrisnin njerëzit e gjakut tim. Me emrin Kolë

regjistrova edhe biznesin që hapa, një minimarket ushqimor

prej ku në mos rridhnin, pikonin aq para sa të mbaj gjallë

familjen.

Koha kalonte. Fëmijët rriteshin. Në dokumentet e tyre atësia

200

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!