02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

CICËRIMA POETIKE 2006

Nuk e di pse, tek isha ulur në një nga radhët e para të një

auditoriumi në katin e dytë të Veranzeru-1, tek shihja të

ngjiteshin në skenë aktorë profesionistë, debutues të rinj dhe

fëmijë, tek prezantoheshin emrat e përveçëm të poetëve të

njohur e të panjohur, mendimi m’u ndal tek cicërimat e zogjve

në degët e pemëve apo në fluturim…

Në jetë ka poetë që i pezantojnë krijimet e tyre vetë, duke

nxjerrë bashkë me rimimin e vargut edhe rimimin e shpirtit.

Ka të tjerë poetë që rimën e shpirtit e mbajnë brenda, nuk e

nxjerrin jashtë. Ose më mirë me thënë: e nxjerrin për t’ua dhënë

të tjerëve, për ta vënë në gojën e aktorëve që dinë ku t’i gjejnë

krojet e shpirtit të poetit dhe t’u japin njerëzve ujin e burimit

dhe flladin e jetës. Ka pastaj të tjerë poetë që në jetë kanë bërë

rrugë e emër të gjatë e poezia e tyre merret pa e dhënë. Marrësit

në këtë rast kanë meritën se dinë ta kërkojnë muzën poetike

dhe guxojnë ta përcjellin atë, duke shkrirë shpirtin e largët të

poetit me shpirtin e tyre.

Këto “cicërima poetike” i mora nga një konkurs i fjalës

artistike, konkurs që tashmë i ka mbledhur dhe i ka shpërndarë

në katër festivale. Në tre të tjerët nuk kam qenë, në të katërtin

po. Konkursi, tashmë i përvitshëm, organizohet nga shoqata e

mirënjohur në mërgim që mban një emër kuptimplotë:

“Vëllazërimi” dhe “Liter art”. Kësaj radhe organizohej me

rastin e festave të fundvitit dhe të 70 vjetorit të lindjes së

shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

325

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!