02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nuk kishte si të shkruhej ndryshe, vetëm se me emrin Kolë.

Gruaja filloi të shqetësohej. Ky shqetësim u trash, veçanërisht

kur erdhi koha që djali të shkonte në shkollë. E dinte se do ta

qeshnin dhe përqeshnin fëmijët kur të shqiptonte emrin tim.

Filluan zënkat. Më kërkonte me çdo kusht të ndërroj emrin.

Edhe unë desha ta bëj një gjë të tillë, por nuk dija si ta bëja. Një

ditë gruaja më futi në dorë një shuk me para dhe më tha prerë.

- Me para ndërrohet gjithçka e jo më një emër me katër

germa.

Nuk kisha se çfarë të bëja. Mora në telefon babanë në

Mirditë dhe ia tregova si ishte puna. U shtova atyre parave

edhe aq sa më dha gruaja dhe i nisa me postën më të shpejtë.

Babai është i njohur në fshat e në tërë krahinën, i shkon

fjala. Siç mësova më vonë kishte shkuar e ishte ulur në një

karrige përballë kryetarit të komunës, djali i një miku të

fëminisë. I kishte treguar të gjithë ngjarjen. Kishin qeshur me

njëri-tjetrin. Më pas kishin thirrur nëpunësin e gjendjes civile.

- Do t’ia ndrosh emrin djalit të Ndues - i kishte thënë. - Bëji

gati dokumentet dhe na i paraqit në mbledhjen më të parë të

këshillit të komunës.

- Si t’ia vë emrin? - kishte pyetur nëpunësi duke qeshur,

pasi kishte marrë vesh ngjarjen.

- Si t’ia vemë? - i ishte drejtuar babait kryetari i komunës.

- As unë nuk e di. Pa ta marr djalin në telefon…

Kur pashë në celular numrin e babait me shkoi mendja se

diçka kishte ndodhur.

- Si e do emrin? - më pyeti.

- Sotirios! - i them.

- Si si? Sotir?

- So-ti-ri-os. – rrokzova unë, duke e përsëritur disa herë

derisa ma tha plotësisht.

- Më dërgo një prokurë nga ambasada dhe të gjitha çfarë

duhen që të të bëj pasaportën e re, – më thotë.

Ia dërgova prokurën dhe fotografitë. Brenda muajit më

erdhi pasaporta e re me emrin Sotirios Prenga...

201

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!