02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

vëllezërit, është shtëpia ime. Atë nuk e ndrroj me asgjë tjetër.

Është vendi im, është Shqipëria ime”.

...Na duhet ta ndërrojmë vendin. Ashtu, larg e larg, ulur

në kolltuqe, me një tavolinë mbushur me “të ëmbla” e “të thata”

që shoqërojnë uiskin e kafenë, Gjergjit i duket se rrimë ftohtë.

Ngrihet e na mbledh rreth një tavoline, pranë e pranë, sup më

sup. Vera e kuqe me zemër të bardhë!...

...Gjergjit nuk i rrihet. Ngrihet dhe merr në dorë kitarën,

ajo lloj vegle që korçarët e kanë në shtyllën kurrizore të jetës së

tyre, dridhet telash e meloditë mbushin dhomën. Këndon e

pastaj ia jep djalit. Më tërhoqi ky gjest për simbolikën që përcjell,

për stafetën që ndjell. Kitara shkon nga babai tek i biri. Këtu

nuk m’u ndejt.

“Po hy në rol, - thashë, - jam mik, por edhe jam gazetar...”

Dhe nxora nga çanta e vogël aparatin fotografik. Nuk

mund t’i lija pa fiksuar në celuloid shprehjet që merrte fytyra e

djalit të mikut tim sa herë ecte udhëve njëra këngë, për t’i hapë

rrugë një kënge tjetër. E filloi me një serenatë korçare, nga ato

serenata që edhe memec të jesh, do të luash vendit e do të

këndosh. Këndonte ai, këndonim të gjithë. Gjergji, nga ana

tjetër e tavolinës, e ndiqte me një shprehje që i buron nga zemra.

Kështu m’u duk atëherë. Kështu më duket edhe tani që përjetoj

momentin duke parë fotografinë, fytyrën e tij të shkrirë në

këngë.

Më pas kënga fluturon nga Korça për t’u ndalur në Bulqizë.

Gjergji dhe Eleni mund të kishin paksa nostalgji për Bulqizën,

ku kaluan rininë e tyre, për shoqërinë e sinqertë dhe dashurinë

njerëzore që shkrinte dëborën dhe hejt e akullit që tërë dimrit

vareshin streheve të shtëpive e barakave pranë galerive. Mall

dhe dashuri paska edhe Levisi, i cili lindi në Bulqizë dhe u rrit

mes njerëzëve të saj. Ndryshe nuk ka se si t’i mbijë kënga

bulqizake në gojë e t’i shtrijë rrënjët në shpirt...

Sa kohë ndenjëm ashtu pranë e pranë, me këngë në gojë e

me zemër në dorë? Dy orë? Tre orë? Fizikisht, ndoshta po.

Shpirtërisht jo. Shpirtërisht ndejtëm vetëm disa minuta, vetëm

194

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!