02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

se atij diçka i ka ndodhur dhe nuk lëviz...

... Kur bashkë me gruan u ndala në stacionin e tramit dhe

pashë para kishës së vogël të ndalojë një “ford” e prej tij të

dilte Gjergji i tërë, u çlirova. U shtrënguam pas njëri-tjetrit. U

përqafuam fort. Pastaj u shkëputëm dhe sytë lexuan hieroglifet

e kohës, rrudhat e fytyrës dhe thinjat mbi flokë. Edhe ai, edhe

unë ishim zgjeruar në mesin e trupit. Aq shumë ishim zgjeruar,

sa do të ishte e vështirë të futeshim duçkave në kalimet nga

njeri kat në tjetrin, damarëve të kromit.

Me trup jo, por me mend po. Kjo do të ishte prologu dhe

epilogu i bisedës në atë shtëpi ikanaku në Palio Faliro.

Natasha do të “takohej” me Elenin në orët e mësimit.

Mësuese, e para në Peshkopi dhe e dyta në Bulqizë, ato do të

hynin e dilnin klasave e në “koridoret” e tyre do të takonin

shumë të njohura, mësuese të reja e të vjetra. Shqipëria është e

vogël gjeografikisht, por është e madhe shpirtërisht. Kudo që

të jesh, këdo që të takosh, po gërmove paksa do të gjesh një të

njohur që ta lidh bisedën e ta shton dashurinë...

Ato flisnin me njëra-tjetrën. Ne flisnim herë duke u parë

sy më sy e herë herë duke i hedhur krahun në qafë njëri-tjetrit.

Gjergji ka qenë bashkpunëtor i rregullt i shtypit lokal dhe

qendror. Shkruante me kopetencë jo vetëm për probleme të

profesionit të tij, por edhe në gjini të ndryshme të

publicistikës.Veçanërisht të bukura ishin përshkrimet dhe

reportazhet, portretet e njerëzve të punës, miqësitë.

Nuk do të befasohesha kur ai do të ngrihej e nxirrte nga

një raft i bibliotekës disa vëllime me dorëshkrime. Ai, prej

dekadash, që kur kishte filluar punën si inxhinier i ri në Bulqizë,

mbante ditar. Një pjesë të madhe të fletëve të ditarit të tij i

kishte futur në kompjuter, i kishte shtypur dhe i kishte lidhur.

Ai mban edhe sot e kësaj dite ditar. Ndjek jetën e përditshme,

gëzimet dhe privimet e jetës në emigracion, politikën shqiptare

në të gjitha përmasat.

Tek flisnim për ditarët e jetës në Bulqizë, pika e përbashkët

e takimit të jetëve tona, nuk mund të linim pa përmendur emra.

192

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!