02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mëdhenj motorësh në grahmat e fundit, bori makinash, çjerrje

altoparlantësh...

Ti ecën rrugës së Durrësit, Elbasanit, Kavajës, Dibrës për

punë apo për shëtitje. Hundën ta vret era e tymit. Veshët t’i

çan kërcitja e motorëve me dy kohë... Janë ndotjet e reja të

ditës, jashtë serie, si politika, si politikanët. Tiranës, kur i

mungon drita e syve, i shtohet era e benzinës dhe e tymit,

zhurma e motorëve...

BISEDAT E DITËS...

Po bisedoja me vajzën në telefon. Po e pyesja nëse defekti

i madh i djegies së transformatorit (nuk e marr vesh se si digjen

këto transformatorët në Shqipëri, siç digjen pyjet dhe kullotat

që as siguresa kanë dhe as garanci fabrikash), e kish shtrirë

krahun edhe në lagjen e saj. Nuk arrita ta marr përgjigjen,

sepse m’u ngërdhesh gruaja. “Pse nuk pyet si është nipi që

ishte i sëmurë nga grykët? - më tha dhe ma mori trupin telefonik

nga dora...

Kishte të drejtë. Po edhe unë nuk them se nuk kisha të

drejtë. Në Tiranë (dhe në gjithë Shqipërinë) bisedat me telefon

apo në rrugë kështu nisin. Nisin me pyetjen “A keni drita? “,

“A keni ujë? “Unë dy ditë qëndrova në Tiranë dhe nuk dëgjova

një njeri të pyeste ndryshe, të pyeste për shëndetin e njerëzve,

pyetje kjo që ka qenë (por nuk është) çelje e bisedës njerëzore...

PSIKOLOGJI FËMINORE...

U fikën dritat. Natë herët. Errësirë. Fëmija që po ndiqte

“Aventurat e Çufos“ nisi të përplasë këmbët, të bërtasë, të qajë.

Gruaja, duke ecur me tahmin, më në fund gjeti një çakmak, e

shkrepi dhe theu paksa errësirën. Duke ecur me kujdes shkoi

drejt komosë ku u dha flakën tre qirinjve. Dhoma mori pak më

shumë dritë. Fëmija e pa dhe për çudi pushoi së qari. Fshiu me

dorë lotët dhe u drejtua nga e ëma. E shikoi me ëmbëlsi dhe

306

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!