02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

UDHËTIM MBI DALLGËT E ISOS LABE

Isoja labe më ngjan me dallgët e detit; dallgë që i ledhaton

flladi i mëngjesit, dallgë që i ngrenë dhe i përplasin stuhitë...

Më ngjan me erën e malit; erë mëngjesore që i bën gjethet

të tundin këmborët e simfonisë së jetës, me furtunë që fshikullon

e gërryen malet...

Më ngjan me re pupëlore në qiell të kaltër; me shtëllunga

të zjarrta shkreptimash e bubullimash që të luajnë vendit...

Dikur, në rininë time, pata dëgjuar se një i huaj kishte hipur

e zënë vend në autobusin e linjës Gjirokastër – Tiranë. Flas për

fundvitet dyzetë e fillim vitet pesëdhjetë. Asokohe rruga kalonte

nëpër kthesat e Salarisë, të përpjetave e tatëpjetave të maleve

të Kurveleshit për të ngrënë drekë në Sevaster apo në Vlorë.

Në autobus, në atë udhëtim të gjatë e të lodhshëm kish qëlluar

të jenë edhe një grup labësh, nga ajo gjini lebrish që, kur bëhen

dy e ia thonë isos, tundin e marrin me vete këdo që kanë pranë.

Isoja kishte nisur në Gjirokastër e kishte sosur në Tiranë. I huaji

që nuk dinte as fjalët dhe as kufijtë e këngëve, kishte thënë:

“Këngë kaq të gjatë nuk kisha dëgjuar kurrë në jetën time...”

Këto m’u kujtuan pikërisht kur autobusi i firmës “Osumi

travel” la Athinën e mori rrugën drejt Shqipërisë, kur isoja

deri në të gdhirë nuk pushoi, kur ajo zgjoi mëngjeset shqiptare

luginës së Drinosit, kur ajo si një pupël zogu u ul e bëri vend

në skenën e Lushnjës për të sjellë e përcjellë dallgët e malit dhe

mallit të emigracionit...

318

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!