02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kanë kushte të tjera këtu. I jati dhe e ama janë muzikantë,

violinistë, kanë mbaruar akademinë. Edhe kah djali të dy

muzikanta janë. Sandrit të vogël i kanë ble violinçelin me kohë,

i ndihmojnë edhe i jati, e ama e kontrollon, këta dy tjerët që

janë violinista, nga vajza, dhandrri dhe u them njiqind herë

“pse e merrni kaq lexhero”. Fëmijët do rriten, do vazhdojnë

shkolla të tjera, por muzika të ban dy herë njeri, të tanë e dinë

se muzika zbut gjithçka…

Mua nuk më ka ndihmue as baba, as nana, asnji s’kam

pasë muzikant. Fillova te kisha, mandej në shtëpi të kulturës,

te Preka. Ai më linte çelsin në nji vrimë. Shkojshe në zheg e

merrsha, punojshe në piano. Vetë jam mundue. Në lice artistik

desha me hy, por në atë kohë Tonin Arapin e përjashtuen nga

Liceu Artistik dhe erdhi në Shkodër. Fillova me Toninin, me

Gjon Simonin. Ata të shkretët nuk jetojnë ma, por kanë lanë

personalitetin, figura shumë të mëdha muzikore.

Në vitin ’52 a ’53, nuk e mbaj mend mirë, mbarova

gjimnazin dhe erdhëm në Tiranë. Më doli bursa për Institutin

Ekonomik, sepse isha shumë mirë me mësime të përgjithshme,

vetëm marksizëm kam pasë tresh (qeshim)… Erdha këtu, me

atë valixhen prej drrase dhe fillova. Kur bahej mbramja e

vallzimit, i bija fizarmonikës. Kënaqeshin rinia, vallzonin. Në

fakt, nuk më pëlqente profesioni i ekonomistit, megjithëse sot

po ta kishe pasur do të kisha qenë ma mirë se muzikant, por

unë nuk e desha dhe vendosa me ikë. Nuk më lejshin me ikë,

sepse kisha krijuar edhe grupin e muzikës. Dashtë pa dashtë

ika me nji kushëririn tim në Korçë, ku bahej bonifikimi i fushës…

Më thotë njëri se kërkojnë një oboist banda e ushtrisë. Më

dha emrin e drejtorit të Shtëpisë Qendrore. Shkova, hala isha

atëherë me pantollona të shkurtna, hyra në zyrë, i thashë se i

njoh shumë mirë notat, se i bie edhe pianos… Më dha nji letër

dhe shkova te Kristaq Panduku, drejtuesi artistik i bandës

ushtarake. Fillova me mësue klarinetë, sepse oboe nuk kishte,

erdhi ma vonë… Kur u krijua Estrada e Ushtarit fillova atje

me piano, shoqëroja kangëtarët… Prej aty në Ansamblin e

183

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!