02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

DUART DHE INTELEKTIT I SHQIPTARËVE

NË BUJQËSINË GREKE

Para disa vjetësh, një botues i fuqishëm grek, në një bisedë

të ngushtë bënte çudinë se “Që kur kanë ardhur shqiptarët,

ullinjtë në Greqi prodhojnë vit për vit“.

Si njohës i biologjisë së ullirit, me ndihmën e një mikut tim

që e njihte greqishten mirë, i shpjegova se ulliri është një

drufrutor që i pëlqen ta “përkëdhelësh” gjatë tërë kohës, por

“përkëdhelinë” më të madhe e kërkon kur jep frytin e tij të

çmuar, kokrrat, që, kur i shtrydhim, rrjedhin vajin aq të çmuar

në jetën e njeriut. Ulliri nuk e duron “dajakun” në degët e

veta, nuk e duron, për faktin se shkopi, duke goditur kokrrat,

godet edhe degëzat e vogla, sythet frutorë që fshehin në vetvete

lulet e pranverës, prodhimin e së ardhmes. Ulliri në këtë kohë

duron që nëpër degët e tij të kalojë vetëm dora e njeriut, krehri

që merr kokrrat dhe le sythat frutorë…

I thashë intelektualit grek se prania e shumtë e emigrantëve

shqiptarë në fshatin grek, në bujqësinë greke nuk ka sjellë vetëm

krahun e fuqishëm të punës, por edhe trurin e stërvitur që

depërton në biologjinë e bimës, sepse shqiptarët, në një masë

të madhe, kanë mbaruar shkolla të mesme të profilit bujqësor

dhe njohin biologjinë e bimëve…

Nuk e di nëse më kuptoi intelektuali grek, por prej asaj

kohe më ka ngacmuar mendimi për të njohur jo vetëm forcën

e krahut, por edhe të trurit të emigrantëve shqiptarë në bujqësi,

355

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!