02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

LOTI IKANAK I LAVDIE BISHËS...

E kisha takuar edhe një herë tjetër ose më saktë të them ia

kisha parë “lotin në sy“ tek recitonte vargjet e një poeti, midis

poetëve, diku në një lokal të vogël në afërsi të sheshit Koliatsu...

E pashë edhe sot, më 20 maj 2007, në ditëlindjen e 55–të të

Spiro Xhavarës në një sallë të madhe, plotë dritë, në afërsi të

sheshit Viktoria. Në një dorë mbante mikrofonin, në tjetrën

mbante një libër me poezi “Qoshku i rrëzuar“. Nuk ia fiksova

dot lotin në celuloid. E pashë kur i doli nga deti njerëzor dhe

mori tatëpjetë mollëzave mbi parket...

Nuk e lashë të bjerë. Nxitova dhe e fiksova në një tjetër

celuloid, në atë që as shkruhet e as fotografohet, por ndjehet,

mbillet e mbetet në shpirt...

- Tek recitonit pashë lot në sytë e tu, ndjeva një gjendje

shpirtërore që reflektohesh thellë në pamjen tuaj. Çfarë janë lotët

për një aktore?

- Është e vërteta, shpirti, loti... ”Mos ma qorto lotin, - thotë

poetja Englantina Kume, sepse ai del i lirshëm, i dlirë, ashtu i

pastër, siç është nga brenda. Edhe kur është i vërtetë ai rrjedh

pa u shtrënguar”. Unë mendova se është e vërtetë, sepse në

poezinë e zoti Spiro Xhavara edhe unë gjeta vetveten. Ashtu

siç ia kanë rrëzuar atij qoshkun atje në Gjirokastër, edhe neve,

një pjese të mirë të emigrantëve shqiptarë, na i rrëzuan atë

qoshk. Vallë kur do ta ngremë?

- Ju jeni aktore. Në jetën tuaj sa herë keni qarë?

66

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!