02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

I kam jetuar dhe studiuar këto në udhëtimet dhe në bujtjet

e shumta në familjet luznake, i kam studiuar e ruaj shumë

shënime për jetën dhe njerëzit e kësaj treve ku ka lindur dhe

ka rrënjë të thella Alegoria Dibrane.

Nuk e di në se i din lexuesi rrënjët e njërit prej romaneve

më në zë të shkrimtarit devollit Dritëro Agolli. “Njeriu me top“

u mor nga Luznia për t’u përcjellë në historinë e Luftës

Antifashiste Nacionalçlirimtare si personazh i veçantë

popullor. Emrat e heronjve të Dritëro Agollit janë emra të fiseve

të Luznisë, emra të fisit Mate e Gruda, Fizi e Mera...

Dritëro Agolli mortajën që hodhi predhën nën shënjestrën

e një punëtori – rob italian nga Arapi i Poshtëm në Lishanin e

Poshtëm, në drejtim të kullës së fisit Mere, e bëri TOP. Plaku

Mere dhe Mato Gruda janë pjesë e një historie të gjatë

vëllavrasjesh që thonë se ka marrë 36 jetë, nga njëra e tjetra

palë...

U zgjata shumë në histori, në kujtime të hershme. U zgjata

për të thënë se Luznia e varfër në burime jetese një ditë, kur

çdo burim pune në zonë do të shuhej, kur do të mbyllej miniera

e Mermerit të Kuq dhe puna në pyjet e Pratit, do ta ndjente

veten të varfër e më të varfërve.

U zgjata për të treguar se vendi ku lindi dhe u rrit Ilmi

Lata, ku i ka mbetur “me duar në gji“ familja, pa plëng e pa

shtëpi, pa derë ku të trokasë për një copë bukë, është i harruar.

Dhe po të mos kishte ndodhë që një plumb pistolete i një ushtari

grek të mos kishte goditur në kokë e t’i kishte marrë jetën në

moshën dyzet e pesë vjeç Ilmi Latës, askush nuk do ta kishte

përmendur. As media, as gazetat, as televizionet vendës e të

huaj, as Ministria e Jashtme... As edhe deputeti i zonës z. Kaleci

nuk do të ishte ngjitur në tribunën e parlamentit e të fliste duke

e përmendur me emër e mbiemër.

Më erdhi mirë që për herë të parë pas kaq vjetësh dëgjova

e lexova pjesë të një proteste të Ministrisë së Jashtme Shqiptare

për një ngjarje “në kufi“. Veçse, pasi e dëgjova dhe e lexova

atë, ndjeva pak ftohtë, të ftohtë që më hyri në shpirt dhe më

102

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!