02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

në të gjitha rastet me komandantin e operacionit, burrin tim

inxhinier pyjesh.

Pra, unë, Mimoza P. Kam qenë inxhiniere, madje me

përvojë gati një çerek shekullore.

Isha, por edhe jam. Tani jam inxhiniere pastrimi, pastroj

shtëpira. Një e kam në Kifisia, në Kefalari. Një gjysmë ore me

tren e njëzetepesë minuta në këmbë. Ndonjëherë, kur jam vonë,

marr edhe taksi. E paguaj vetë se sa për zonjën e shtëpisë mos

e thoni atë fjalë. Nuk i del leku nga grushti që e mban të

shtrënguar, sikur do të më bjerë turinjve.

Punën tjetër e kam në Melisia. Deri në Kifisia i hyp trenit,

kurse nga Kifisia hyp në një autobus të vogël që kërcen si

karkalec edhe në asfalte tepsi të rrafshët. Rruga në total, me

gjithë pritjet në stacione treni e autobuzi e kalon një orë e gjysmë

në vajtje e po kaq në kthim. Tre orë në ditë vetëm rruga: hip në

tren e zbrit prej treni, hip më autobus e zbrit nga autobusi.

Bereqavers punën e dytë e kam shumë afër stacionit të autobusit,

bile, kur është vakti për t’u kthyer e mas lëvizjen e tij nga

ballkoni i vilës. Bereqavers që edhe zonja ma ka lënë çelsin e

shtëpisë dhe nuk e sheh orën e ardhjes dhe të ikjes siç e sheh

kefalarja.

Punën e tretë e kam në Agio Parashqevi, atje ku dikur

arvanitasit vendas i kanë pasë thirrë “Lopëz”, sepse thonë se

ishin vende të bukura për kullotë e tashti i thonë Glika Nera.

Larg është; tren deri në Manastiraq, metro deri te Ministria e

Mbrojtjes apo Etniki Amina, siç i thonë me letra, autobus deri

në Glika Nera, pesëmbëdhjetë minuta në këmbë deri tek vila...

Punën e katërt e kam afër, njëzet minuta me dy autobusa.

Sigurisht, kur nuk ka lëvizje të madhe. Edhe atje i kam çelësat

e shtëpisë. Zonja e shtëpisë është pak si abdalle, nuk arrin ta

shohë dot cilësinë, sepse sapo iki unë gjithçka bëhet rrëmujë

nga dy qenë e dy mace që ndjekin njëri-tjetrin e nuk pyesin se

mua më ranë krahët për ta pastruar shtëpinë e vënë gjërat në

vend. Zonja i do shumë qentë sa në një shtëpi që ka diku andej

nga kanxha ka bërë një stan të tërë qensh dhe ëndërr ka që në

52

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!