02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

format, është njëlloj si të gjesh fjalët dhe metaforat e t’i hedhësh

në varg e vargjet t’i lidhësh në këngë. Ndoshta gaboj.

Megjithatë unë them se ka një lidhje midis “pëlhurës” së punës

së Kastriotit dhe “pëlhurës” së shpirtit të tij në këngë…

Midis tyre ka fllad, ka një lloj freskie që vjen jo nga fushat

e Kuçovës dhe Beratit, por nga malet e Labërisë, freski

trëndeline. Këtë ma thonë rrënjët e jetës së Kastriotit. Ai nuk

ka lindur në Labëri. Ai është, siç shkruan, “me prejardhje nga

Krahina e Kurveleshit”.

Janë pikërisht këto dy anë të jetës së tij, “rrënjët” dhe

“degët”, ata që në procesin biologjik të jetës japin dhe marrin.

Rrënjët përcjellin në degë, në gjethe e në fruta ujin dhe kriprat

ushqyese minerale. Gjethet përcjellin në rrënjë dritën e diellit…

Ai, edhe në Kuçovë, edhe në Berat, ka lindur dhe është rritur

mbi rrënjë të thella, mbi melodinë dhe ison e këngës labe. Ai,

edhe larg Labërisë, ka marrë rrezet e diellit dhe flladin e saj…

Dhe jo vetëm atëherë. Edhe sot, larg vendlindjes dhe vend

origjinës, nga ai diell i merr rrezet, ai fllad e mban gjallë ndë

jetë. Trembëdhjetë vjet në emigracion nuk e kanë zbehur mallin

dhe dëshirën e tij që shpirti të këndojë me iso labe.

Libri, provë e parë e tij si rapsod dhe poet publik, nuk është

voluminoz nga faqet, ka vetëm 142, duke futur parathëniet e

prapathëniet, fotografitë dhe pasqyrën e lëndës. Por, për mua, ai

është shumë voluminoz, kur pas tij dëgjoj zërat dhe ison e grupit

lab “Vëllazrimi”. A nuk e keni dëgjuar sa e sa herë në takime

emigrantësh e në jubile të mëdhenj historikë të popullit tonë?

Thjesht, a nuk e keni dëgjuar në çdo mjedis kur mblidhen tok e

trokasin gotat tre lebër? Cili autor nuk do të ngrohej në zemër e në

shpirt në qoftë se krijimet e tij i marrin dhe i lexojnë duke kënduar?

E para, ndër të parat e këngëve është “Shqipja e shqipeve”

O shqiponjë dykrenore,

Pesëqind vjet si s’fluturove?

Që kur vdiq Skënderbeu

Në sepete qysh durove?

131

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!