02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

për ne. Pasi pimë kafen karakteristike vjeneze, ai tha:

“Meqenëse sot është e dielë, mendova të shëtisim, të shohë miku

Vjenën dhe të hamë diku jashtë. Mos kini ndonjë punë?

Pastaj pyeti nga jam dhe kur i thashë se banoja në Athinë,

sikur e humbi pak qejfin. “Kam ardhur shumë herë në Athinë,

- tha, sepse ortaku im i parë në shoqërinë ajrore ishte grek”.

Më vonë mësova se kishte pasur një histori aspak të këndshme

me ortakun grek.

Si pimë kafenë zbritëm me një ashensor të madh në thellësi

të tokës ku kishte parkingun e makinave. Hapi derën dhe na

ftoi të hyjmë në një mercedes, jo të ri, por të mirëmbajtur. E

ngiste makinën me një kujdes fantastik. Nuk ecte më shumë se

tetëdhjetë kilometra në orë. Shumica e shoferëve që kalonin e

përshëndesnin me dorën lart.

“Kështu ecën gjithnjë? - e pyeta.”

“Jo, jo gjithnjë, qeshi. Mos harroni se iu afrova treqind

kilometrave në orë. Mirëpo, kur jam në rrugë, më pëlqen të ec

ngadalë, të sodis pamjet, njerëzit. Njeriu, deri në tetëdhjetë

kilometra në orë e ka në duart e veta makinën, e manovron si

të dojë. Pas tetëdhjetë kilometrave nuk e ka më në dorë, të

komandon ajo”.

Ecnim dhe merakun e kisha tek bileta, tek takimi me

albanologët gjermanë. E pyeta me kujdes. “Qetësohu, më tha.

Na kalon fjala për një biletë. Apo do të të dërgoj në Zurih me

një nga avionët e mi?“

Si kaluam nëpër disa bregore të pyllëzuara nga ku dukej

Vjena dhe Danubi si në pëllëmbë të dorës, na çoi në një vend

ku ishte ngritur një hidrocentral prej të cilit merrte dritë Vjena.

Më shpjegoi se turbinat ishin vendosur në thellësi të lumit, që

të mos cënohej madhështia e rrjedhjes së tij. Disa vite më vonë,

mes një grupi albanologësh, do të shihja se si ishin vendosur

turbinat dhe si jepte dritë hidrocentrali i Komanit.

Në mesditë na çoi në një restorent kinez…

Kështu, duke biseduar kaluam atë ditë të nxehtë vere. Niki

përpiqej të thoshte ndonjë fjalë shqip. Qeshte me shpirt kur

249

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!