02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Të moshës 36-40 vjeç ishin 2 vetë dhe mbi 40 vjeç ishin 2 vetë.

I moshës së mitur, 16 vjeç, ishte vetëm një.

Emigrantët në studim, siç theksuam më sipër, ishin të gjithë

fshatarë. Prej tyre 26 ishin nga fshatrat e Dibrës, 9 nga fshatrat

e Tiranës, 7 nga ato të Beratit, 5 nga ata të Kurbinit, 3 krutanë,

2 elbasanas, 2 kuksianë, një shkodran, një mirditor dhe një

tropojan. Në fshat ishin 4 familje; një nga Shkodra, një nga

Përmeti dhe dy nga Rumania.

Të 56 emigrantët shqiptarë në Agio Georgiu Feron kishin

bashkërisht 565 vite shkollë, me një mesatare 10 vjet arsim secili.

Me arsim tetëvjeçar ishin më pak se gjysma, 26 vetë. Me arsim

të mesëm të pambaruar ishin dy vetë, kurse me arsim të mesëm

të plotë 28 vetë. Prej këtyre të fundit 20 ishin me arsim të mesëm

bujqësor, 7 ishin me arsim të mesëm të përgjithshëm dhe një

me arsim të mesëm miniere.

Nuk mendoj se kemi një rastësi në një nivel të tillë arsimor,

do të thoja të lartë, në një fshat të zakonshëm të një zone

bujqësore siç është ajo e Thesalisë. Raporte të tilla gjykoj, me

ndonjë diferencë të vogël më lart apo më poshtë këtyre të

dhënave, gjen në tërë fshatrat e Greqisë.

Do të ishte me interes që institucione prestigjioze si

universiteti i Patras, Janinës apo qyteteve të tjerë, të hulumtonin

edhe në peshën arsimore që bujqësia greke (por edhe sektorët

e tjerë të punës dhe të prodhimit) marrin nga mërgata

ekonomike shqiptare.

Theksojmë që emigrantët shqiptarë që punojnë në bujqësi

(dhe në sektorët e tjerë) kanë dhënë shumë, por kanë marrë

po aq shumë: Nuk e kemi fjalën për paratë, por për teknologjitë.

Kush udhëton në Shqipëri nuk mund të mos i tërheqë

vëmendjen se shumë emigrantë, kryesisht nga zonat fshatare,

tashmë kanë kaluar stadin e mbushjes së trastave me rroba të

dhuruara e kutitë me elektroshtëpiake të përdorura. Në çantat

dhe kutitë e tyre shpesh e më shpesh do të gjesh farëra e fidanë

nga më cilësorët, që ata kanë mbledhur apo kultivuar me duart

e tyre.

357

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!