02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

112

Aktivitetet:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të definojë standarde për cilësinë e teksteve

shkollore në arsimin fillor bazuar në Koncepcionin e Rezultateve nga mësimi

(Learning Outcomes).

Ministeria e Arsimit dhe Shkencës do të definojë procedura transparente për

zgjedhjen e teksteve shkollore dhe materialit tjetër mësimor.

QËLLIMI 2.3. Përparimi i të mësuarit dhe të nxënit

Ndërhyrjet e deritanishme në planin e modernizimit të procesit mësimor

dhe mësimit në arsimin fillor, në mënyrë të pamjaftueshme i kanë paramenduar

transformimet në procesin arsimor. Si segment ai ka mbetur thuajse i pandryshueshëm:

stili ligjërues i punës me nxënësit, kultivimi dhe nxitja e memorisë

në vend të mësimit me kuptim dhe /ose mësim sipas mënyrës së zgjidhjes së

problemit, dëgjueshmëri në vend të kritikës, pasivitet në vend të aktivitetit, punë

frontale në vend të interaktivitetit, përdorimi i pamjaftueshëm i mjeteve bashkëkohore

mësimore, përdorimi i pamjaftueshëm i TIK teknologjisë etj.

Në mësim, dominojnë teknika tradicionale të cilat në masë të madhe i

pasivizojnë nxënësit, në llogari të rolit dominues të arsimtarit. Lloji autokratik

i udhëheqjes dhe ligjërimit janë teknikat më frekuentuese të cilat përdoren në

mësim,që kontribuon që proceset interaktive dhe mësimi aktiv i nxënësve gjatë

mësimit të jenë realitet i rrallë. Kërkesat bashkëkohore e theksojnë procesin e të

nxënit të mësimit, për çka janë të domosdoshme ndryshime serioze të atmosferës

në klasë, në të cilën interaksioni i nxënësit duhet të ket rol udhëheqës, përmes

nxitjes së mësimit të mvetësishëm dhe kritik, punës individuale dhe partnere,

mësimit në drejtim të zgjidhjes së problemeve, stuhi idesh dhe debate grupore,

mësim projektues, hulumtim i pavarur, shkathtësi për zhvillimin e më shumë

burimeve të diturive, studimeve të rastit, hartimin e eseve/prodhim/operim lëndor,

organizimi i sesioneve për vendosjen e qëllimeve, prezentimi vizuel, skenimi

i ideve dhe notimi, shfrytëzimi i metaforave figurative dhe simboleve grafike, përdorimi

i procedurave në variante, përdorimi i TIK teknologjisë dhe sistemeve dhe

ngjashëm.

Në veçanti e rëndësishme për përparimin e të mësuarit dhe të nxënit është

që të limitohet madhësia e klasës. Sipas përvojave botërore, për këtë moshë klasa

nuk mund të ketë më shumë se 30 nxënës. Një vendim i këtillë, duke i pasur

parasysh kushtet në Republikën e Maqedonisë do të duhet të ketë plotësim: të

mundësohet formimi i klasës deri më 35 nxënës, por jo sipas rregullës, por sipas

përjashtimit, me vendim të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!