02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Inspektoriati arsimor shtetëror përgatit procesverbale pas kontrollit të bërë

në të cilat përveç konstatimit të gjendjeve, propozon edhe masa për tejkalimin

e jokonsekuencës së vërejtur ligjore, kurse në raportet e Byrosë jepen rekomandime

për përparimin e punës.

Dobësia kryesore e dy mekanizmave ekzistues për mbikëqyrje dhe vlerësim

të cilësisë është se ato nuk bëhen në mënyrë sistematike dhe se nuk ekziston

metodologji e qartë për vlerësimin e cilësisë të punës së shkollave. Dobësitë

ekzistuese dalin edhe nga numri i pamjaftueshëm i këshilltarëve në Byronë për

zhvillimin e arsimit si dhe nga numri i madh i përgjegjësive të cilat i kanë këshilltarët.

Mekanizmin e tretë për vlerësimin e cilësisë përmes notimeve eksterne

e kryenë njësia e specializuar në kuadër të Byrosë për zhvillimin e arsimit. Ky

mekanizëm ende është në fazën e vendosjes edhe pse deri tani janë bërë katër

vlerësime nacionale të të arriturave të nxënësve në fund të mësimit klasor si dhe

paratestimit të vendimit nga Koncepcioni për maturë dhe provime përfundimtare

në arsimin e mesëm publik.

Ky sektor tanimë ka përgatitur standarde të të arriturave për më shumë lëndë

mësimore në mësimin klasor, kurse në fazën e përgatitjes janë edhe standardet e

të arriturave për lëndët mësimorë në fund të arsimit fillor.

Angazhimet e ardhshme për sigurimin dhe kontrollin e cilësisë duhet të

orientohen kah definimi i sistemit dhe hartimit të legjislaturës përkatëse e cila

do t’i rregullojë raportet dhe kompetencat në realizimin e qëllimit përfundimtar të

sistemit - ngritjen e cilësisë së arsimit dhe shërbimeve arsimore.

2. Nevoja nga sigurimi dhe kontrolli i cilësisë së arsimit

Nevoja nga sigurimi dhe kontrolli i cilësisë së arsimit bazohet në këto njohuri:

Para se gjithash, kjo është njohuria për lidhshmërinë e rëndësishme të cilësisë

së arsimit me përcjelljen e saj të vazhdueshme dhe vlerësime. Kontrolli

duhet të japë informata kthyese, gjegjësisht të tregojë sa mirë punojnë dhe

cfarë rezultate arijnë nxënësit, si punojnë shkollat (arsimtarët dhe kuadrot

tjera), dhe kuptohet si funksionon sistemi arsimor në tërësi. Kjo do të thotë

se, kontrolli (vlerësimi) duhet të tregojë se me çfarë suksesi shkollat e realizojnë

misionin e tyre - atë se për çfarë janë formuar dhe ekzistojnë,

gjegjësisht çfarë arsimimi u sigurojnë nxënësve dhe shfrytëzuesve tjerë të

shërbimeve të tyre.

Informatat kthyese që i siguron sistemi i sigurimit dhe kontrollit të cilësisë,

autoriteteve shtetërore, vendore dhe faktorëve shkollorë, si dhe subjekteve

tjera, u shërbejnë ta vlerësojnë politikën arsimore, të konstatojnë se a janë

Programi për sigurimin

dhe kontrollin e cilësisë

në arsim

347

IV

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!