02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Struktura më e pranishme në vendet e Evropës lindore përfshin arsim fillor

6-vjeçar, arsim 3-vjeçar të mesëm të ulët dhe arsimim 3-vjeçar të mesëm të lartë.

Numri më i madh i vendeve kanë arsim të domosdoshëm 9-vjeçar, por ekziston

tendenca në levizjen e këtij kufiri më lart. Në vendet në tranzicion ende është

dominate struktura 8+4. Arsimimi i mesëm i lartë zgjat 3 gjer më 5 vjet, kurse

varësisht nga lloji, shkollat mund të ndahen në:

Gjimnaze (3-4 vjeçare) në kuadër të të cilave mësohen lëndë zgjedhore dhe

fakultative të obligueshme, dhe mbarojnë me provim të maturës i cili mundëson

ecshmëri kah arsimimi i lartë.

Shkolla teknike (3-4 vjeçare) të cilat kanë dalje kah fakultetet ose mundësojnë

punësim në profesion.

Shkolla profesionale (zejtare), (2-3 vjeçare) me të cilat fitohet shkallë më e

ulët e kualifikimit profesional (zeje).

Shkolla artistike (4 vjeçare) me tre drejtime (figurativ, muzikor dhe balet).

Tendencë e përgjithshme e tërë shkollave të mesme është afrimi programor

nëpërmjet deprofesionalizimit të arsimit profesional dhe profesionalizimit të arsimit

të përgjithshëm. Në atë kuptim duhet të vërehet trendi kah hapja e gjimnazeve

profesionale dhe artistike, me se edhe ritet depërtimi kah institucionet e

larta arsimore.

Influenca e shtetit në vërtetimin e planeve dhe programeve mësimore është

e pranishme në të gjitha vendet, por ekzistojnë dallime në shkallën e asaj influence.

Sillet një kurikulum nacional bazik i cili parasheh autonomi të shkollave në

realizimin e tij, por edhe definim të standardeve të larta arsimore.

Organizimi i mësimit bashkëkohor në këtë nënsistem përfshin disa pika

kyçe:

1. Diferencim dhe individualizim të arsimit, me se mundësohet udhëzimi i

nxënësve në pajtim me aftësitë dhe interesat e tyre, si dhe tempo individuale

të përparimit. Ajo arrihet nëpërmjet të: zgjedhshmërisë të mësimit,

programeve mësimore fleksibile, teknikave arsimore të cilat janë përshtatur

stileve të ndryshme të të menduarit tek nxënësit, si dhe mundësi për avancim

të shpejtuar për nxënësit e talentuar dhe të zellshëm.

2. Arsim multikulturor dhe multilingvistik, me se përforcohet bashkëpunimi

mes shteteve evropiane.

3. Pjesëmarrje më të madhe të nxënësve, prindërve dhe subjekteve të tjera të

interesuara për udhëheqjen e shkollës.

4. Zgjerim të bashkëpunimit dhe lidhje më të ngushta mes shkollave dhe

tregut të punës, si dhe ngritja e vetëdijes për sipërmarrje.

5.

Krijim të parakushteve për qasje në arsimin e mesëm dhe trajnim të grupeve

të marginalizuara.

Programi për zhvillimin e arsimit të

mesëm dhe pas të mesëm

149

III

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!