02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e Maqedonisë 2005 - 2015

362

Dedikimi i njohurive nga vetëvlerësimi

Njohuritë e fituara nga vetëvlerësimi, institucioni edukativo - arsimor mund

t’i shfrytëzoj për dedikime të ndryshme. Para se gjithash, në bazë të këtyre njohurive,

ajo i planifikon aktivitetet e saj në drejtim të ruajtjes së anëve pozitive (të

mira) por edhe të eliminimit të anëve negative. Të gjitha këto dhe aktivitete të

tjera të cilat i planifikon institucioni edukativo - arsimor, duhet të kontribuojnë

për përmirësimin e mëtutjeshëm të cilësisë së arsimit si dhe të kushteve tjera,

të cilat ua ofron shfrytëzuesve të saj. Njohuritë e vetëvlerësimit janë edhe bazë

fillestare për vlerësimin e jashtëm nga ana e institucioneve kompetente.

B. Vlerësimet eksterne dhe provimet

Vlerësimet eksterne dhe provimet kryhen në periudhë të caktuar edhe atë

kah fundi i cikleve të caktuara arsimore. Karakteristikë themelore e tyre është se

në tërësi janë të standardizuara dhe kryhen në bazë të procedurave të formalizuara

si dhe në bazë të standardeve dhe të arriturave të përcaktura më parë. Këto

vlerësime dhe provime, i planifikojnë dhe i kryejnë institucione të specializuara

(qendra të provimeve), ndërsa koncipiimi i përmbajtjes dhe mënyra e vlerësimit

janë nën kompetencë të këshillave profesionale dhe komisioneve (këshilli

shtetëror i maturës dhe komisionet shtetërore të lëndëve). Vlerësimet eksterne

dhe provimet nuk e vënë në pikpyetje funksionin dhe nevojën për vlerësim shkollor.

Vlerësimi i të arriturave të nxënësve nga ana e arsimtarëve, e posaçërisht

vlerësimi formativ edhe me futjen e këtyre vlerësimeve të jashtme, edhe më tutje

do ta ketë funksionin që gjatë procesit arsimor të sigurojë informata kthyese për

cilësinë e të arriturave të nxënësve si dhe për cilësinë e mësimit. Analiza e rezultateve

nga vlerësimi ekstern dhe provimet në nivel të shkollës, duhet të jetë pjesë

përbërëse e procesit të (vet)vlerësimit në shkollë si dhe një prej indikatorëve për

cilësinë e procesit arsimor.

Vendosja e vlerësimeve eksterne dhe provimeve në Maqedoni, do të mundësojë

që shteti, por edhe zyrtarët vendor arsimor si dhe shkollat, të kenë informata

objektive dhe të vlefshme për të arriturat e nxënësve si dhe për faktorët arsimor

të cilët kanë ndikuar në të arriturat, por edhe që të përcjellen trendet në arritjen e

standardeve. Këto informata duhet t’u nevoiten subjekteve përgjegjëse në nivel

shtetëror dhe vendor, për sjelljen e vendimeve në politikën arsimore të bazuara

në gjendjen e vërtetë dhe nevojat në praktikën arsimore si dhe për shpërndarjen

efikase të resurseve.

Por, që të mund sistemi i kontrollit të cilësisë t’i sigurojë informatat e nevojshme

për bartësit e vendimeve në arsim, provimet dhe vlerësimet të cilat janë

pjesë e sistemit, duhet të karakterizohen me karakteristika siç janë:

Të jenë adekuate me qëllimin e matjes.

Të sigurojnë barazi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!