02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

226

përfshirja e standardeve

Standardet si kategori e përgjithshme paraqiten si dokument i posaçëm ose

si komponente nga zgjidhje të tjera në sistemin e arsimit të mesëm, siç është për

shembull standardi i shkallës së arsimit të kuadrit mësimor, ose standardi për

numrin e nxënësve në një paralele.

Për realizimin e funksionit që e përmendëm në arsimin e mesëm dhe arsimin

e mesëm për të rritur, me standardet duhet të përshihen këto komponenta:

a) Qëllimet e arsimit

Me qëllimet e arsimit kryhet harmonizimi kryesor i interesave të punëdhënësve,

nxënësve dhe institucioneve arsimore. Për shkak të sigurimit të kuptimit të

njëjtë në definimin, qëllimet në nivel dhe lloj të caktuar të arsimit të mesëm dhe

arsimit të mesëm për të rritur definohen si dalje arsimore në fomë të kompetencave

për një loj të caktuar të punës dhe lloj të caktuar të arsimimit të mëtejshëm,

gjegjësisht studimi.

b) përmbajtja e arsimit

Përmbajtja e arsimit definohet me program arsimor. Programi arsimor paraqet

dokument me të cilin definohet struktura e përmbajtjeve arsimore për një

nivel, lloj dhe detyra të punës të caktuara (arsimi profesional), gjegjëisht fusha

shkencore (arsimi gjimnazial). Struktura globale paraqitet me planin mësimor,

ndërsa qëllimet arsimore, përmbajtjet konkrete dhe kushtet e nevojshme për ato

përmbajtje definohen me programet mësimore.

Programet mësimore, për lëndët e caktuara mësimore, strukturohen në funksion

të realizimit të qëllimeve më par të definuara (programimi qëllimor), duke

filluar nga qëllimet në nivel dhe llojit të arsimit dhe qëllimeve të veçanta të programit

arsimor.

Programet arsimore përpunohen dhe miratohen në dy nivele:

niveli shtetëror, ku caktohen qëllimet arsimore të niveleve dhe llojeve të

arsimti të mesëm dhe arsimit pas të mesëm, korniza e planit mësimor për

secilën programë arsimore dhe programet arsimore sipas lëndëve themelore

mësimore për të gjitha llojet e arsimit të mesëm në nivel të caktuar dhe lëndët

e obligueshme mësimore për programe të caktuara arsimore;

nivel institucional, ku definohen qëllimet dhe nevojat e veçanta arsimore

të punëdhënësve, nxënësve dhe njësive lokale; ku përpunohen dh miratohen

programet zgjedhore dhe fakultative për ato qëllime të veçanta dhe

ku programohen aktivitetet tjera edukativ-arimore me nxënësit. Kjo pjesë

e veçantë nga programi arsimor mund të jetë deri më 20% nga programi i

përgjithshëm.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!