02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

64

Qasja e hershme deri te ndonjë formë të edukimit dhe arsimimit parashkollor

dhe efektet afatgjate në këtë participim arsimor lënë shenjë të suksesit në

shkollimin e përgjithshëm vijues mbi çdo individ.

Gjithashtu, krahas procesit të socializimit, që në mënyrë parësore e

mundësojnë të gjitha programet parashkollore, mbetet fakti se fëmijët edukimi

i të cilëve ka filluar në fëmijërinë e hershme, kanë qasje pozitive ndaj shkollës

dhe është e vogël mundësia se ata do ta lëshojnë shkollimin para kohe. Fillimi

i hershëm i arsimimit ofron mundësi të barabarta arsimimi dhe tejkalim të

pengesave fillestare të cilat i sjell mjedisi i pavolitshëm social dhe kulturor nga

i cili vijnë fëmijët, zhvillohet një person pozitiv, aktiv, kreativ dhe human, i cili

beson në vetvete dhe i respekton të tjerët.

Pikërisht për këtë arsye, në kuadër të sistemit global edukativ-arsimor, në

pjesën më të madhe të vendeve të botës, edukimi dhe arsimimi parashkollor

merr trajtim dhe rëndësi të barabartë me nënsistemet tjera.

Në punën edukative arsimore me fëmijët, gjithçka u nënshtrohet mundësive

dhe nevojave zhvillimore çdo fëmije individualisht. Në pajtim me qëllimet

e edukimit dhe arsimimit në sistemin edukativ-arsimor në Maqedoni dhe të

mundësive zhvillimore dhe moshatare të fëmijës, kurikulumet kombëtare

përmbajnë qëllime dhe obligime globale të cilat më vonë operacionalizohen,

varësisht nga nevojat konkrete të fëmijës, kushtet dhe nevojat në mjedisin lokal.

Mjedisi lokal duhet të sigurojë kushte për zhvillim dhe mësim të sigurt për çdo

fëmijë. Gjithashtu, është e domosdoshme që të respektohen besimet kulturore,

gjuhësore dhe religjioze të fëmijëve.

Në periudhën vijuese në kuadër të edukimit dhe arsimimit parashkollor,

krahas qëndrimit tërëditor të fëmijëve në kopshte, në nivel lokal do të ishte

mirë që të promovohen forma të shkurtëra të përfshirjes, varësisht nga nevojat

ekzistuese, mundësitë dhe interesat në mjedisin lokal. Këto forma të përfshirjes

do të mund të jenë institucionale, jashtinstitucionale dhe alternative të përfshirjes

së fëmijëve parashkollor. Kjo tanimë është edhe normativisht e rregulluar me

Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga viti 2004

(neni 20) dhe ka të bëjë me „fëmijët prej tre deri në gjashtë vjet nga vende të

varfëra ose demografikisht të rrezikuara”.

Këto do të ishin me kohëzgjatje të ndryshme dhe do të kishin të bëjnë

me aspekte të ndryshme nga zhvillimi i personalitetit fëmijëror apo në mënyrë

integrale si model i programit të shkurtuar për fëmijët parashkollor, përsëri, në

pajtim me nevojat e mjedisit lokal.

Varësisht nga nevojat dhe mundësitë lokale, kopshtet mund të ofrojnë

kurikulume autentike lokale dhe programe individuale, të cilat kanë të bëjnë me

një kategori të caktuar fëmijësh, me qëllime dhe obligime të caktuara saktësisht.

Kjo strategji hapë perspektiva dhe qasje për fëmijët me nevoja të posaçme, për

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!