02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4. ARSIMI I LARTË - BAZAMENT I ZHVILLIMIT TË

,,SHOQËRISË BAZUAR NË DITURI’’

Procesi i Bolonjës i përshtatjes së arsimit të lartë me qëllim të vendosjes së

,,hapësirës evropiane të arsimit të lartë’’ dhe zhvillimit të ,,hapësirës evropiane

hulumtuese’’ e përcaktojnë rolin e arsimit të lartë në Procesin e Lisabonit të zhvillimit

të ,,Evropa e bazuar në dituri’’ (Komunikatë për rolin e universiteteve në

ndërtimin e Evropës së diturisë) 7 .

4.1. Arsimi i lartë dhe puna shkencoro-hulumtuese

Me Komunikatën e Konferencës së Berlinit (2003), ministrat evropian janë

obliguar të bëjnë përpjekje për sinergji midis zhvillimit të ,,hapësirës evropiane të

arsimit të lartë’’ dhe ,,hapsirës evropiane të hulumtimit’’. Fokusimi i atëhershëm i

arsimit të lartë i bazuar në dy cikle, është zgjeruar me studime të doktoraturës si

cikël i tretë i procesit të Bolonjës. Janë theksuar, rëndësia e hulumtimit, aftësimi

për punë hulumtuese dhe promovimi i qasjes interdisiplinare në arsimin e lartë

si faktor për sigurim dhe përparim të cilësisë së arsimit të lartë. Ministrat kanë

bërë thirrje në rritjen e mobilitetit të nivelit të doktoraturës dhe post-doktoraturës

dhe i kanë inkurajuar institucionet të bashkëpunojnë në planin e studimeve të

doktoraturës dhe aftësimin e hulumtuesve të rinjë. Nga institucionet e larta arsimore

është kërkuar që ta rrisin rolin dhe relevancën e hulumtimeve për evaluim

teknologjik, social dhe kulturor e orientuar kah nevojat e shoqërisë.

Në konferencën në Bergen, ministrat evropian kmpetent për arsimin e lartë i

kanë riafirmuar angazhimet nga berlini dhe janë obliguar se kualifikimet nga cikli

i tretë do të zgjasin 3 – vjet, do të harmonizohen me ,,kornizën gjithpërfshirëse

të kualifikimeve për hapësirën evropiane të arsimit të lartë’’ dhe se gjatë përgatitjes

së programeve studimore do ta shfrytëzojnë qasjen e ,,rezultateve nga mësimi’’.

Studimet duhet të mundësojnë zhvillim të shkathtësive bartëse, të cilat do

të mundësojnë përshtatjen e tregut të punës.

Momentalisht, nga rrjeti akreditues i institucioneve të larta arsimore në Republikën

e Maqedonisë, marrje të doktoraturës mundësojnë Universitei ,,Shën

Kirili dhe Metodi’’- Shkup dhe Universiteti ,,Shën Kliment i Ohrit ‚’ – Manastir .

Në vitin 200 , pranë Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi’’ –Shkup është formuar

Shkolla evropiane juglindore për studime të magjistraturës dhe doktoraturës për

profilin inxhinieri ndërtimtarie, e cila realizon qasje interdisiplinare në organizimin

e studimeve rajonale të doktoraturës.

7 Komunikata e Komisionit Evropian “The role of universities in building a Europe of knowledge,

COMM (2003)58 final”.

Programi për zhvillimin

e arsimit të lartë

275

VI

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!