02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e Maqedonisë 2005 - 2015

360

vetëvlerësimin është prezente ndjenja se ato e kanë kontrollin në duart e tyre, se

ato me sjelljen e tyre - se prej tyre varet sa dhe çka do të arrijnë, kështu që e tërë

kjo e nxit dhe e përforcon motivin e tyre të brendshëm për punë.

Qëllimet dhe dedikimi i vetëvlerësimit

Qëllim i përgjithshëm i vetëvlerësimit është përmirësimi i përhershëm i cilësisë

së punës te çdo individ, ashtu edhe të instutucionit edukativo - arsimor në

tërësi. Më saktësisht thënë, qëllimi i tij është që t’i inkurajojë dhe tu ndihmojë

të gjithëve në shkollë të debatojnë, të mendojnë për atë se secili prej tyre bart

një pjesë të përgjegjësisë për cilësinë si dhe për përmrësimin hyrës të të njëjtit.

Me këtë, ata gjithnjë duhet ta kenë parasysh ate se vlerë qëndrore bartëse me të

cilën janë të lidhura të gjitha qëllimet dhe vendimet strategjike nëpër institucionet

edukativo - arsimore apo veprimi i tyre praktik është shkalla e kënaqjes së

shfrytëzuesve të shërbimeve të tyre.

Efektiviteti i përcjelljes së brendshme personale si dhe i vetëvlerësimit varet

nga zhvillimi i kulturës shkollore. Por, njëkohësisht edhe vetëvlerësimi kontribuon

për njohjen (zhvillimin) e kulturës dhe klimës, por edhe të etikës së vlerësimit

personal të të gjitha në institucionin edukativo - arsimor, përmes respektimit të

rregullave të përcaktuara dhe të pranuara të sjelljes.

Aplikimi praktik i kësaj qasjeje, supozon edhe aftësim të ekipit që e planifikon

dhe e realizon vetëvlerësim. Por edhe aftësim të të punësuarve në institucionet

edukativo - arsimore, për realizim të pavarur të të gjitha etapave nga cikli

i realizimit cilësor të punës edukativo - arsimore, e para së gjithash për përcjelljen

dhe vlerësimin e procesit dhe rezultateve, apo për përcaktimin e shkallës së

përmbushjes së nevojave dhe pritjeve të shfrytëzuesve (shkallës së arritjeve të

qëllimeve në shkollë).

Çka përfshin - çka përmban vetëvlerësimi

Kornizë e përgjithshme dhe gjithpërfshirësë e lëndës së vlerësimit të cilësisë

së arsimit është dhënë në kapitullin: Lënda e vlerësimit (fq.15). Me këtë rast, kjo

është edhe kornizë e përgjithshme për përmbajtjen e vetëvlerësimit në institucionin

edukativo - arsimor.Por, menjeherë duhet të themi se lloj i tillë vlerësimi

gjithpërfshirës të punës dhe të të arriturave të një institucioni bëhet shumë rrallë

(në mënyrë ciklike, në çdo tre apo pesë vjet)

Sipas kësaj një vetëvlersim konkret mund të përfshijë vetëm pjesë e tërë asaj

që në parim është lëndë e saj, apo vetëm një apo më shumë lëmi dhe vetëm disa

aspekte të tëra. Çka prej gjithë kësaj me të vërtetë do të përfshijë vetëvlerësimi,

do të varet prej disa gjërave para se gjithash prej qëllimeve dhe dedikimit të të

njëjtës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!