02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Afrimi i të nxënit ose sigurimi i mundësive për mësim aq sa është e mundur më

afër kandidatëve në bashkësitë e tyre, dhe me përkrahje të kapaciteteve të pajisura

me kompjutor, është gjithashtu trend botëror. Për pjesën më të madhe të njerëzve ,

nga mosha e hershme e deri në pleqëri, të nxënit e njohurive ndodh në nivel lokal.

Autoritetet lokale dhe rajonale janë ato që e sigurojnë infrastrukturën e qasjes deri te

mësimi i përjetshëm, duke përfshirë mbrojtjen e fëmijëve, transportin dhe shërbimet

sociale.

Në botë tani më është vendosur paradigma: nga shoqëria që mëson, në shoqëri

që din. Bëhet fjalë për shoqëri të qytetarëve proaktiv dhe qytetarëve ndërmarrës. Në

këtë kontekst, arsimi fiton rol kyç. Njëherësh, në shkollat tona duhet të edukohen

individë të cilët do të jenë të aftë që të ballafaqohen me sfidat e kohës në të cilën do të

jetojnë dhe punojnë. Procesi interaktiv i të mësuarit që nga fëmijët do të krijojë, ashtu

siç prejudikoi në mënyrë metaforike filozofi i njohur Edgar Moren, “kokë që mendon

e jo kokë që mban mend”, do të duhej të jetë thelbi i reformave të përgjithshme në

arsim, jo vetëm te ne por edhe më gjërë.

Duke patur parasysh gjithë këtë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës

së Maqedonisë miratoi vendim të rëndësishëm, e kjo ishte që të përgatitet Programi

nacional për zhvillimin e arsimit, si dokument strategjik i cili duhet t’i vërtetojë drejtimet

e zhvillimit të arsimit deri në vitin e 2015. Ky projekt i rëndësishëm i Ministrisë është

realizuar me mbështetje financiare nga Instituti shoqëria e hapur – Maqedoni dhe ajo

që është më e rëndësishme për të njejtën, është sigurimi i mënyrës transparente të

hartimit të Programit, me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve të interesuara në vend.

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Dr. Azis K. Pollozhani

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!