02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

0

Në këto përpjekje, do të mbahet llogari për implementimin e shembujve të

mirë/modele nga praktika, të cilat në periudhën e shkuar dhanë rezultate të mira,

pa marrë parasysh a dalin nga fusha formale apo joformale e intervenimeve. zhvillimi

i hershëm i fëmijës do të jetë njëra nga përparësitë e Ministrisë së Arsimit

dhe Shkencës. Ndihma e sektorit joqeveritar për sendërtimin e këtij qëllimi do

të jetë shumë i vlershëm. Në periudhën e ardhshme, me rëndësi do të jetë rritja

e përfshirjes së të rinjve dhe të rriturve në arsimin e lartë. Me 2212 studentë në

100.000 banorë, Republika e Maqedonisë gjendet kah fundi në grupin e vendeve

të Evropës. Në periudhën gjer më vitin 2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do

të merr masa për rritjen e përfshirjes në arsim të lartë dhe arritjen e numrit 3500

studentë në 100.000 banorë, që të mundemi të arrijmë minimumin që e kanë

vendet e zhvilluara evropiane.

Në këtë drejtim, do të mirren iniciativa për rritjen atraktive dhe efikase të

shkollimit të lartë, do të pasurohet kapaciteti i rrjetit universitar në shtet, do të

përkrahet iniciativa private në arsimin e lartë, do të kompletohet rregullativa ligjore

dhe do të definohen normativat dhe standardet për hapjen e institucioneve

të larta arsimore, do të stimulohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mobilizimi i

studenteve dhe mësimdhënësve për nivel nacional dhe internacional. Vëmendje

e posaçme do t’i kushtohet procesit arsimor që të jetë bashkëkohor në arsimin e

lartë-sipëror dhe zbatimi i IKT në mësim. Në bashkëpunim me universitetetet në

vend, do të stimulohen aktivitetet arsimore, kulturore dhe sportive. Përgjegjësi

parësore dhe qëllimi kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në periudhën

e ardhshme, do të jetë mbështetja, nxitja dhe lehtësimi i implementimit të parimeve

të dala nga procesi i Bolonjës në arsimin sipëror në Republikën e Maqedonisë:

Zgjatja e arsimimit të detyrueshëm

Proceset globalizuese dhe dinamika e përshpejtuar e ndërrimeve, përkatësisht

bashkëkohësimi i angazhimit dhe punës, nxisin tendenca të theksuara për rritjen

e nivelit arsimor të popujve në botë.

Përgjegjësia e shteteve në planin e përfshirjes të popullatës në arsim, shtohet

gjithnjë e më tepër. Për momentin, rrjedhë e përgjithshme në botë është që

gjatësia e arsimit të obliguar, si formë më e theksuar e përgjegjësisë së shtetit,

vazhdimisht të rritet. Po qe se në të kaluarën limiti i sipërm i arsimit të obliguar

ishte i vënë në fund të elementares dhe të nivelit më të ulët të arsimimit të mesëm,

në ditët tona ai gjithnjë e më tepër vendoset në nivele më të larta dhe plotësisht e

përmbledh arsimin e mesëm. Llogaritet se arsimi i mesëm është limiti i poshtëm

i të arsimuarës dhe të kualifikuarës, që çdo qytetar do të duhej të posedojë që

të mund në mënyrë aktive të bashkangjitet në jetën shoqërore dhe punuese. Për

këtë shkak, në vendet më të zhvilluara në botë, arsimimi i obliguar mund të haset

me 9, 10, 12, bile edhe me më tepër kohëzgjatje. Kohëzgjatja dhe struktura

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!