02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

fëmijët jashtëzakonisht të talentuar, për grupet e lëndueshme të fëmijëve dhe të

gjithë ata fëmijë të cilëve u nevojitet ndihmë dhe përkrahje.

Mjedisi lokal dhe kushtet konkrete në të do të diktojnë cilat nga format e

lartëpërmendura të përfshirjes së fëmijëve parashkollor mund të jetësohen dhe

të funksionojnë suksesshëm në komunën.

Vendosja e këtillë e sistemit të edukimit dhe arsimit parashkollor në mjediset

më të vogla, në start jep mundësi për rritjen e përfshirjes së fëmijëve parashkollor

me ndonjë formë të shkurtër të edukimit dhe arsimimit parashkollor. Gjithashtu,

format e shkurtëra të përfshirjes domosdo do t’i promovojnë grupet me moshë

të përzier si tendencë bashkëkohore në metodikën e edukimit dhe arsimimit

parashkollor.

Në kuadër të edukimit dhe arsimimit parashkollor, kalimi i kompetencave

nga niveli qendror në atë lokal, duhet ta ngrejë vetëdijen për shfrytëzim maksimal

të kapaciteteve ekzistuese në mjedisin lokal për realizim të suksesshëm të

veprimtarisë edukative-arsimore. Gjithashtu, në kuadër të komunave të caktuara,

duhet të promovohen të gjitha mundësitë për përfshirje më të madhe të fëmijëve

të moshës parashkollore, jo vetëm në kapacitetet ekzistuese, por edhe krijimi i

kushteve për hapjen e formave të tjera institucionale (qoshqe zbavitëse, edukimi

i prindërve, i fëmijëve dhe prindërve, i fëmijëve), forma jashtinsitucionale (kopsht

udhëtues, forma sezonale të përfshirjes etj.) apo forma alternative të përfshirjes

së fëmijëve. Kjo do të thotë mobilizim i liderëve lokal, bashkësive afariste dhe

partnerëve të mundshëm për zhvillim.

Krahas institucioneve ekzistuese të sistemit, partnerë duhet të kërkohen

edhe në sektorin privat, sektorin e OJQ, i cili nëpërmjet projekteve më të ndryshme

edhe sot është i pranishëm në të gjitha nivelet e arsimit. Kjo sidomos ka të bëjë

me edukimin dhe arsimimin parashkollor (modelet e punës edukative-arsimore

„Hap pas hapi”, „Mozaik” etj.). Mundësitë për ofrimin e modeleve të ndryshme

të punës edukative-arsimore, si dhe modelet kompenzuese të punës me fëmijët

parashkollor, te ne duhet të kërkohet në sektorin joqeveritar.

Njëri nga faktorët kryesorë për realizim të suksesshëm të cilit do program

dedikuar fëmijëve parashkollor është kyçja e prindërve në program. Prezenca e

tyre në program është supozimi se përkrahja arsimore e fëmijëve do të vazhdojë

edhe në shtëpinë e prindërve. Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi me

prindërit, animimi i tyre, sidomos në programin për fëmijët parashkollor është

një nga faktorët për realizim të suksesshëm të çdo programi. Shembull i mirë

për këtë janë të gjitha programet kompenzuese, sidomos programi më i vjetër

kompenzues, HEAD-START. Në të prindërit kyçen vullnetarisht, me dëshirën e vet,

e ndonjëherë fitojnë edhe mjete financiare. Efektet e bashkëpunimit të këtillë

janë të vërejtshme, sidomos për fëmijët prindërit e të cilëve janë vullnetarë në

program.

Programi për zhvillimin e

edukimit dhe arsimimit

parashkollor

65

I

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!