02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

188

depolitizimi i formave ekzistuese të organizimit të të rinjve dhe orientimi i

tyre drejt vlerave në pajtim me moshën dhe karakterin e grupit;

stimulimi i punës vullnetare në mënyrë që nuk do të kuptohet si keqpërdorim,

por si mekanizëm për kontributin dhe përmirësimin e gjendjeve në

bashkësinë më të gjerë;

inicimi i projekteve adekuate në të cilat të rinjtë në sistemin arsimor, si dhe

rinia e papunësuar, do të jenë partnerë të organizatave joqeveritare, e jo

objekt për vëzhgim;

stimulimi i participimit të nxënësve të shkollave të mesme në gjithë procesin

arsimor, gjetja e formave adekuate për pjesëmarrjen e tyre aktive në miratimin

e vendimeve të rëndësishme për shkollimin e tyre, pjesëmarrjen në

vlerësimin e përmbajtjeve mësimore dhe kuadrit mësimor duhet të bëhen

pjesë e zgjidhjeve të drejta të ardhshme;

pasurimi i të rinjve dhe të rriturve me dituri dhe aftësi për avancimin dhe

strukuimin e jetës së tyre;

bashkëpunimi mes sektorit publik dhe organizatave joqeveritare dhe vullnetare,

si dhe rritja e numrit të të rinjve të përfshirë me punën aktive vullnetare

me sektorin formal dhe joformal në të ardhmen;

gjetja e procedurave adekuate për zbulimin e ekskluzionit, e cila paraqitet

gjatë kalimit nga arsimi më i ulët në më të lartë dhe gjatë kalimit nga arsimi

në punë, si dhe procedura për pengimin e saj;

trajnimi i kuadrit mësimor për pengimin e ekskluzionit;

marrja e masave për rritjen e mundësive për të gjithë grupet e rritura, pa

dallim të gjinisë, pozitës sociale, gjendjes shëndetësore dhe përkatësisë

etnike, për inkuadrimin në kuadër të aktiviteteve arsimore, kulturore dhe

sportive.

4.1.4. Avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e mesëm dhe

pas të mesëm

a) Lidhshmëria e arsimit me tregun e punës

Nga gjendja e përgjithshme mund të sillet përfundim se arsimimi i kuadrove

dhe zhvillimi ekonomik janë në korelacion të drejtëpërdrejtë. Prandaj po aktualizohen

qëllimet e procesit arsimor, të cilat janë në korelacion me nevojat që i imponon

jeta e përditshme, puna dhe tregu i punës. Nënsistemi i arsimit të mesëm

dhe të mesëm për të rritur në Republikën e Maqedonisë, duhet të zhvillohet në

pajtim me nevojat dhe intereset e zhvillimit ekonomik. Fazat e zhvillimit dhe marrëdhëniet

popullatë-ekonomi duhet të ndiqen nga ana e arsimit të mesëm dhe të

mesëm për të rritur, i cili duhet të tregojë fleksibilitet të madh në aftësimin e vet

ndaj nevojave për zhvillim, të cilat njëkohësisht i nevojiten edhe fuqisë së punës,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!