02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

196

zhvillimi i sistemit të standardeve për programe arsimore, arsimtarët dhe

institucionet;

sigurimi i cilësisë së arsimit profesional dhe vëzhgimi e vlerësimi i përhershëm

i rezultateve të nxënësve, arsimtarëve dhe institucioneve arsimore në

tërësi;

sigurimi i depërtimit më të mirë të brendshëm horizontal dhe vertikal;

krijon kushte për përsosje profesionale të vazhdueshme të arsimtarëve;

rritja e investimit financiar dhe inkuadrimi i burimeve të ndryshme të financimit.

4.2.2. Rëndësia, funksioni dhe karaketristikat kryesore të arsimit të

mesëm dhe arsimit pas të mesëm

Arsimi i mesëm edhe formalisht edhe thelbësisht gjendet në mjedisin e sistemit

global arsimor. Në këtë nivel të sistemit arsimor fillon diferencimi sistemor

i rrugëve për avancimin e mëtejshëm, si në arsim ashtu edhe në zhvillimin profesional.

Këtu ndërlidhen, harmonizohen dhe optimohen ndikimet e pesëmarresve

kryesorë të arsimit, si funksion kryesor shoqëror. Pretendimi individual për arsim

sa më të lartë dhe me atë status sa më të lartë shoqëror dhe fillim në sferën e

punës, ndeshen me kufizimet, mundësitë shoqërore, ndarja shoqërore e punës

dhe kërkesat për zhvillim të shkencës dhe teknologjisë. Për dallim nga kjo pjesë

e sistemit të arsimit, arsimi themelor, si i përgjithshëm dhe i obligueshëm për të

gjithë, përballet me dilema shumë të vogla, por ngjashëm është edhe me arsimin

e lartë ku në tërësi është profesionale dhe mbetet të zgjidhet vetëm çështja

e kohëzgjatjes dhe gjerësia e orientimit profesional. Nga këto shkaqe, arsimi i

mesëm në të gjitha hapësirat, vendet dhe kohët e zhvillimit të shoqërisë, ka qenë

dhe është objekt i ndryshimeve të shpeshta, e reformave dhe riorganizimeve.

Që këtu, del edhe rëndësia e tij për tërësinë e sistemit global arsimor, por edhe

funksioni i tij në plotësimin e nevojave individuale dhe shoqërore.

Rëndësia kryesore e arsimit të mesëm del nga fakti që me fizionominë,

përmbajtjen dhe funksionimin e tij krijohen kushte për realizimin e njërës nga të

drejtat themelore të njeriut – e drejta për punë. Pikërisht, e drejta për punë është

e lidhur me plotësimin e një kushti të rëndësishëm – kompetenca për kryerjen e

një lloji të caktuar dhe ndërlikueshmërinë e punës. Pikërisht kjo kompetencë, në

pjesën më të madhe të tij e jep arsimi i mesëm si funksion përfundimtar (arsim

i mesëm profesional) ose e mundëson si funksion përgatitor për funksione të

ndërlikuara profesionale dhe shoqërore (arsimi i gjimnazit si përgatitje për arsim

të lartë). Po ashtu, arsimi i mesëm është i rëndësishëm për shkak të faktit se në të

duhet të zgjidhet në mënyrë adekuate një nga kundërshtitë më të mëdha shoqërore:

të drejta të barabarta të qasjes në arsim dhe punë të gjithë qytetarëve, nga

njëra anë dhe predispozitat e ndryshme, mundësitë dhe kapacitetet, por edhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!