02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

66

Në disa modele për punë edukative-arsimore, prindërit marrin pjesë edhe në

procesin e planifikimit dhe realizimit të disa përmbajtjeve programore. Përvojat

e deritanishme nga bashkëpunimi me prindërit janë pozitive për fëmijën, për

prindërin dhe gjeneralisht, për realizimin e suksesshëm të programit.

Në kurikulumin kombëtar te ne, bashkëpunimi me prindërit, edhe krahas

përpjekjeve, si obligim programor shpesh është realizuar vetëm deklarativisht.

Në këtë drejtim, duhet të bëhen ndryshime thelbësore. Kyçja e prindërve në

aktivitetet e përditshme është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët të cilëve u

nevojitet përkrahje dhe ndihmë specifike.

Iniciativa për këtë lloj bashkëpunimi duhet të dalë nga çerdhja (kopshti) i

fëmijëve. Për ngritjen e kulturës pedagogjike të prindërve të fëmijëve të kyçur në

kopsht, por edhe të fëmijëve të tjerë nga komuna, çerdhja, krahas formave tani

më të përdorura, mund të organizojë këshillimore pedagjogjike-psikologjike për

prindërit.

3. SFIDAT E EDUKIMIT DHE ARSIMIMIT PARASHKOLLOR

Ngjarjet dhe ndryshimet rrjedhëse të shoqërisë ndikojnë mbi përcaktimin

e sfidave të edukatës parashkollore në Republikën e Maqedonisë, duke sjellë

e duke krijuar në kontinuitet veprimin dhe determinimin e tyre të përbashkët.

Vendosja e sotme e edukimit parashkollor në sistemin e tërësishëm arsimor në

vend, si dhe inovacionet dhe reformat në fushën e decentralizimit të shoqërisë

përballë trendeve botërore bashkëkohore në edukatën parashkollore, domosdo

e inicojnë nevojën nga ndryshimet cilësore dhe thelbësore të cilat do të mund

të japin përgjigje në mënyrë të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse mbi kërkesat,

nevojat dhe kushtet e vendosura. Rritja e përfshirjes të të gjithë fëmijëve me

edukatë parashkollore paraqet kusht themelor për ngritjen e cilësisë dhe

mobilitet vertikal të gjeneratave në sistemin arsimor, si edhe ndaj përpjekjeve

për mësim të përjetshëm.

Me edukimin dhe arsimimin parashkollor, fëmijët i pasurojnë përvojat dhe

në mënyrë sistematike përgatiten për fillim të suksesshëm në shkollën fillore.

Krahas socializimit primar, në kopshtin e fëmijëve parashkollor u sigurohen

kushte për zhvillimin e potencialeve të tyre të përgjithshme dhe për fitimin

e diturive themelero për botën që i rrethon. Ky nënsistem është sidomos i

rëndësishëm për fëmijët që vijnë nga meset e deprivuara kulturore dhe sociale,

sepse ndihmon që të nivelizohen pozitat fillestare të këtyre fëmijëve gjatë nisjes

në shkollën fillore. Shumë hulumtime shkencore në botë dhe te ne, bëjnë të ditur

se nxënësit të cilët paraprakisht kanë vizituar kopsht për fëmijë tregojnë sukses

më të mirë gjatë shkollimit të mëtejmë. Gjasat për largimin e mëvonshëm nga

sistemi shkollor, gjithashtu zvogëlohen. Prandaj, duhet të fillohet me ngritjen e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!