02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo Рepublika Мakedonija 2005-2015

260

2.5 Mobiliteti i hapësirë evropiane të arsimit të lartë

Gjendja: Republika e Maqedonisë e kupton rëndësinë e programeve të BE

(Tempus, Programi i gjashtë kornizë), COST dhe bashkëpunimin bilateral, si instrumente

për rritjen e gatishmërisë së studentëve dhe të punësuarve. Të një

rëndësie të njëjtë për gatishmërinë e vendeve anëtare të BE është gatishmëria e

studentëve dhe kuadrove të rajonit KARDS. Gatishmëria intensive në drejtim lindje-perëndim

dhe perëndim-lindje është cilësi e aktiviteteve të Programit Tempus,

pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për gatishmëri lindje-perëndim apo perëndimlindje

(mbi 330 grande ju janë shpërndarë kuadrit akademik, administrativ apo

të punësuarve në ministri nga viti 996 dhe këndej), apo prapë për gatishmëri

më të madhe të kuadirt akademik, administrative apo studentëve në kornizën e

Projekteve Evropiane të përbashkëta (Joint European Projects), projektet e llojeve

të masave kompakte (Compact Measure Projects) dhe masa strukturore dhe

komplementare (Stuctural and Complementary Measures). Ilustrimi më i mirë për

përforcim të gatishmërisë të të rinjve dhe kuadrit akademik në Rajonin KARDS

shihet në projektin e realizuar për studime pasuniversitare nga fusha e inxhinjerisë

së tërmeteve dhe sizmologjisë inxhinjerike, i cili përfshiu studentë nga Shqipëria,

Kroacia dhe Republika e Maqedonisë. Është arritur sinergji me projektin

për studime pasuniversitare të financuar nga DAAD, i cili përfshin studentë nga

të tri vendet e njëjta, por edhe nga Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia

e Mali i Zi. Përfshirja e studentëve në projektet evropiane të përbashkëta, dhe

në atë kontekst, promovimi i gatishmërisë së studentëve, do të jetë prioritet për

Programin Tempus në vitet e ardhshme. Duhet të përmendet se në vitin 2002, u

hap mundësia përfaqësuesit e lidhjeve studentore të marrin pjesë gjithashtu dhe

në skemën për gatishmëri individuale. Republika e Maqedonisë do të vazhdojë t’i

përkrahë të gjitha mundësitë për intensifikim të gatishmërisë në arsimin e lartë.

Në mars të vitit 2005, Republika e Maqedonisë u bë anëtare e rrjetës CEEPUS,

e cila mundëson gatishmëri të studentëve dhe kuadrit akademik midis institucioneve

të larta arsimore të vendeve anëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Republika e Maqedonisë do t’i vazhdojë bisedimet me vendet anëtare të BE,

me vendet kandidate dhe me vendet e tjera, me qëllim që t’i tejkalojë pengesat

formale të gatishmërisë (p.sh. rregjimin e vizave).

Në pajtim me statutin e arritur të vendeve anëtare në Unionin Evropian, gjatë

vitit 2007, Republika e Maqedonisë do të aplikojë procedure për themelimin dhe

akredititimin e Agjencisë nacionale për implementimin e ,, Programit intergrues

për mësim të përjetshëm’’ të Bashkësisë Evropiane.

Gatishmëria e studentëve dhe kuadrit akademik, promovon një nga dimensionet

e hapësirës evropiane të arsimit të lartë. Ajo nënkupton mundësi për rrjedhje

papengesë të njerëzve në nivel nacional, rajonal dhe internacional, e fokusuar

në këmbimin e ideve dhe bashkëpunimit në fushën e mësimdhënie dhe punës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!