02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo Рepublika Мakedonija 2005-2015

276

Kompetencat e rëndësishme për sendërtimin e

,,shoqërisë bazuar në dituri’’

Përvojat evropiane tregojnë se kornizat e arsimit të lartë dhe puna hulumtuese

duhet t’i zhvillojnë këto shkathtësi dhe këto kompetenca: parashikimi i trendeve

dhe aftësimi për ballafaqim me zhvillimin e paparaparë të ngjarjeve ; punë

ekipore dhe aftësi për punë me rrjete nga ekipet; aftësi shembullore për zbatimin

e informatikës në lëmin për të cilën aftësohet studenti/hulumtuesi; njohja e së

drejtës nga lëmia e aftësisë intelektuale (duke i përfshirë edhe problemet).

Varësisht nga grupet studimore, programet studiuese dhe metodologjitë e

zbatuara arsimore, institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë

mundësojnë marrjen e disa kompetencave të përmendura. Përpjekje serioze drejt

sendërtimit të shkathtësive është përfshirë në Universitetin e Evropës Juglindore

në Tetovë. Në dy semestrat e parë të studimeve mësohen gjuhët (Anglishtja dhe

Shqipja), shfrytëzimi i informacioneve teknologjike dhe punë me Internet, njohja

me teknika analizuese, prezantimi dhe kritika dhe studime Evropiane.

Veprimtaria shkencoro-hulumtuese

Gjendja: Sistemi i veprimtarisë shkencoro-hulumtuese i universiteteve përfshin

kërkime shkencore, përsosje dhe aftësim të kuadrit për punë shkencoro-hulumtuese

infrastrukturës shkencoro-hulumtuese. Kjo veprimtari është e përcaktuar

me Ligjin për arsimin e lartë dhe veprimtarinë shkencoro-hulumtuese.

Sipas ligjeve, universitetet/fakultetet shtetërore dhe institucionet shkencore

gëzojnë liri akademike për kryerjen e kërkimeve fundamentale, zhilluese dhe

zbatuese. Rezultatet e kërkimeve shkencore vlerësohen dhe jepen nëpërmjet: recenzimeve,

botimeve të punimeve shkencore, kritikave shkencore, vlerësim prej

ekspertëve dhe zbatim në praktikë.

Puna kërkimore si veprimtari bazë është e vendosur në institucionet shkencore

të pavarura, por ajo zhvillohet në kornizat e punës shkencorokërkimore të

fakulteteve, institucioneve dhe katedrave të cilat janë në përbërje të tyre. Kërkimet

më shpesh kanë karakter ndërkombëtar dhe financohen nga institucionet

dhe fondacionet e huaja, prej të cilave shumica janë projekte në kornizat e programeve

të Bashkësisë Evropiane, COST, NATO dhe programeve evropiane për

zhvillimin e arsimit të lartë.

Financimi i veprimtarisë shkencorokërkimore i institucioneve të pavarura

shkencore ka trajtim të financimit të veprimtarisë së tyre bazë dhe financim të

projekteve nga Ministria e Arsimt dhe Shkencës, ndërsa financimi i veprimtarisë

kërkimoroshkencore i fakulteteve kryhet nëpërmjet financimit vetëm të projekteve.

Kriza ekonomike shpuri në ulje drastike të mundësive për zbatimin e shkencës

në veprimtaritë ekonomike dhe jo ekopnomike. Gjendja e tillë shkaktoi ulje të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!