02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dedikimi i njohurive prej vlerësimeve dhe provimeve eksterne

Njohuritë e fituara do të kenë qasje, si dhe do të jenë të dobishme, për

shfrytëzues të ndryshëm. Institucionet të cilat në mënyrë të drejtpërderejtë apo

indirekte janë kreatorë të politikës arsimore (MASH, Byroja për zhvillimin e arsimit

dhe universitetet), njohuritë prej vlerësimeve eksterne dhe provimeve do të

mund t’i shfrytëzojnë për vlerësimin e gjendjeve në sistem dhe për planifikimin

e zhvillimit të ardhshëm. Rezultatet e provimeve eksterne do të shërbejnë si mekanizma

selektiv për hyrjen në arsimin e lartë dhe do të sigurojnë shpërndarje

adekuate të vendeve të lira nëpër fakultete.

Institucionet edukativo - arsimore që do të thotë: drejtorët, punëtorët profesional

dhe arsimtarët do të mund të fitojnë njohuri për të arriturat në nivel

shtetëror, për praktika të cilat janë të lidhura me arritje më të larta të nxënësve,

të cilat do tu ndihmojnë që ta vlerësojnë dhe përkryejnë punën e tyre. Analiza e

rezultateve prej vlerësimeve eksterne dhe provimeve sipas metodologjisë së përgatitur

më parë, duhet të jetë pjesë përbërëse e procesit të vetëvlerësimit nëpër

shkolla si dhe një prej indikatorëve themelor në bazë të të cilave do të përgatiten

planet zhvillimore shkollore. Definimi më i qartë i standardeve për arritje dhe

njohuritë për arritjen e tyre, do t’u ndihmojnë shkollave që standardet e tyre t’i

barazojnë me ato shtetërore.

Treguesit më të rëndësishëm duhet të publikohen në atë mënyrë që të jenë

më të kapshme për një numër më të madh të të interesuarve (prindërit, partnerët

social) të cilët nuk janë në mënyrë profesionale të lidhur me arsimin. Ata do të

fitojnë njohuri relevante për të arriturat e nxënësve në nivel shtetëror, ndërsa prej

provimeve eksterne edhe për të arriturat e çdo shkolle në veçanti. Këto informata

duhet tu shërbejnë për krijimin e vlerësimeve të kualifikuara për sistemin tonë

arsimor dhe t’u shërbejnë që të ndikojnë dhe kontribuojnë në krijimin e politikës

arsimore.

C. Vlerësimi i jashtëm

Ky është vlerësim i cili kryhet si kontrollë i rregullt në periudha të caktuara

të përsëritshme, si dhe me kërkesë të institucioneve arsimore apo në bazë të

vlerësimeve apo kërkesës së organeve kompetente. Vlerësimin e jashtëm të cilësisë

së arsimit nëpër institucionet edukativo - arsimore e bën inspetoriati arsimor

shtetëror. Inspektoriati është institucion qëndror arsimor i detyruar për kontrollë

të vazhdueshëm dhe sistematik të cilësisë në sistemin arsimor.

Inspektoriati arsimor shtetëror, përmes inspekorëve, do të bëjë mbikëqyrje/

kontrollë për të shqyrtuar arritjen e standardeve arsimore, sigurimin e cilësisë

në arsim përmes evaluimit të punës së institucioneve edukativo arsimore edhe

ate në arsimin parashkollor, fillor, të mesëm, arsimin pas të mesëm dhe njëko-

Programi për sigurimin

dhe kontrollin e cilësisë

në arsim

365

IV

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!